Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia për vjedhjen e një shume parash në një filial të Postës Shqiptare dhe në një market.
Mikel Mhilli tentoi të vidhte me dhunë në filialin në rrugën “Vasil Shanto” duke kërcënuar me thikë. Më pas ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.
Pas pak minutash ka tentuar sërish me të njëjtën mënyrë në marketin në lagjen “Fahri Ramadani”, kurse në lagjen “Skënderbeg” ka vjedhur një biçikletë tjetër.
Siç shihet edhe nga pamjet, Mhilli ishte fshehur në tavanin e shtëpisë për t’iu shmangur policisë.
Policia sekuestroi veshjet dhe 2 biçikletat, ndërsa materialet hetimore i kaluan prokurorisë.
Komente










