3 ish-kryebashkiakë të PD-LSI në SPAK, ja kujt ia jepnin tenderat e dyshimtë Xhelal Mziu, Miranda Rira dhe Zamira Rami

3 ish-kryebashkiakë të PD-LSI në SPAK, ja kujt ia jepnin tenderat e dyshimtë Xhelal Mziu, Miranda Rira dhe Zamira Rami

Miranda Rira, Zamira Rami dhe Xhelal Mziu

Tre ish-kryebashkiakë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë përfunduan me dosje në SPAK, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre. Ata janë; ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami dhe ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, për të cilën Ilir Meta ka deklaruar se ndihet krenar. Shqiptarja.com sjell sot tenderat e dyshimtë të tre ish-zyrtarëve të opozitës dhe përfituesit e sistematikë të parave publike. Bëhet fjalë për tendera me shenjën e flamurit të kuq, formalisht të përputhje me ligjin, por tejet të dyshimtë dhe me risk të madh abuzimi, për shkak të mungesës së konkurrencës apo përjashtimit të të gjithë pjesëmarrësve në garë, përveç fituesit.

Xhelal Mziu, një nga protagonistët e dosjes së famshme 184 të zgjedhjeve të 2016 në Dibër, të cilit Lulzim Basha i besoi pikërisht drejtimin e fushatës në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit 2021, është arrestuar në fund të vitit 2013 për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria kërkoi 3 vite burg, por Mziu arriti t’i shpëtonte dënimit në Apel, një vendim ky shumëdiskutuar dhe i dyshimtë. Gjatë viteve të fundit në krye të Bashkisë së Kamzës, Mziu ka dhënë rreth 70 tendera të dyshimtë me flamur të kuq, me vlerë dhjetëra milionë euro, të karakterizuar nga mungesa e garës.

Përfituesit kryesorë të tenderave të Xhelal Mziut, të damkosur me flamurin e kuq, janë Shkëlqim Kupa, Skënder Kacdedja, Shpëtim Varaku, Xhetan Ndregjoni dhe Fatime Pali me kompanitë e tyre, kryesisht me veprimtari në fushën e ndërtimit. Të lartpërmendurit u kanë vendosur mbiemrat e tyre kompanive, me përjashtim të zonjës Pali. Mungesa e garës ka sjellë si pasojë një diferencë të ulët mes fondit limit dhe ofertës së shpallur fituese. Disa nga përfituesit e tenderave të Xhelal Mziut janë dënuar për korrupsion, ku më pas kanë kaluar kompanitë në emrin e njerëzve të tyre të afërt, për t’i shpëtuar ndalimit ligjor për të marrë pjesë në tendera.

Ndërkaq, rreth 20 tendera me flamur të kuq janë dhënë nga Bashkia e Përrenjasit, gjatë drejtimit nga përfaqësuesve të LSI-së Miranda Rira e kallëzuar për shpërdorim detyre, për një tender për fushën e sportit. Përfituesit kryesorë janë kompania ‘ZDRAVO’ në pronësi të Faik Sinanaj, Kastriot Sinanaj, Ylli Zdrava, Arben Zdrava dhe Dashnor Sinanaj, Genci Muça me kompaninë e tij të artikujve ushqimorë, Sokrat Kopaçi dhe Florenc Sharka.

Mes përfituesve nga tenderat e Miranda Rirës është edhe kompania e “Viola-Green SHPK”, ku mazhorancën e aksioneve i ka Marsel Shega. Kjo kompani është gjobitur me 2 milionë lekë, pasi mbetjet urbane të qytetit të Rrogozhinës i kishte hedhur në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Nuk dihet nëse të njëjtën gjë ka bërë edhe me mbeturinat e Përrenjasit.

Gjatë drejtimit të Bashkisë së Gjirokastrës nga përfaqësuesja e LSI-së Zamira Rami, rezultojnë se janë dhënë 18 tendera të dyshimtë me flamur të kuq. Përfituesit janë Andrea Caca, i cili rezulton pronari i një servisi makinash, Dintar Thanasi pronar i kompanisë ‘TEA-D’, Daniela Angjellari dhe Sofia Myftari. Zamira Rama është kallëzuar penalisht për shkatërrimin e pronës së shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai. Gjatë këtij viti, SPAK pritet të vendosë për fatin e tre ish-kryebashkiakëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/02/2021 21:27

    Po ky Xhelali mos e ka mbiemrin Mzati ? Na i themi vicit mzat

    Përgjigju
  • tosi: 01/02/2021 19:11

    Me thoni o njerez nje kryebashkiak, nje minister apo nje drejtor te sektit naziskin te fallxhores horoskopike histerike leshelike babaxhike qe nuk eshte superhajdut fondesh publike me tendera fallco dhe qe s'eshte marre i pandehur nga prokuroria.Kurre me ne pushtet sekti naziskin i Nafije dybekut te leshelise

    Përgjigju
  • Ore: 01/02/2021 19:00

    Po ps nuk paska asnje te korruptum.vk te ikesh nje ore e me pare nga ky mut vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona