Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.
Në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.
80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.
Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID-19. Një apel për mësuesit, nxënësit, prindërit, të mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj SARS/COV2.
COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)
Testime totale 68728
Raste pozitive 10406
Raste të shëruara 6186
Raste Aktive 3901
Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36
Një efektiv policie i skuadrës Shqiponja në Elbasan është infektuar me koronavirus, behët me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe e mirë. Në momentin e shfaqjes së simtomave ai është vetëkarantinuar në banesën e tij.
Një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9-vjeçare 'Naim Frashëri' në Fier kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Dy të infektuarat janë në vetëkarantinuara në banesën e tyre.
Infektimi i tyre ka ndodhur në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, por duke qenë se shkolla ende nuk ka nisur nuk ka rrezik të transmetimit në masë të virusit. Për këtë arsye drejtoria e arsimit Fier nuk do të marr vendim për mbylljen e shkollës.
Nga 20 raste e konfirmuara ditën e djeshme me koronavirus në qarkun e Korçës, 8 prej tyre janë të burgosur. Të burgosurit po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës dhe të gjithë kanë qëndruar në katin e dytë të IVPS-së Drenovë.
Të burgosurit janë transportuar në spitalin e burgut të Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa epidemiologet vazhdojnë hetimin epidemiologjik.
Ditën e djeshme u konfirmuan 4 të vdekur dhe 153 raste të reja me covid-19.