Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg një 42-vjeçar nga Mirdita, për tentativën e heqjes e pllakës përkujtimore të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, e vendosur në lagjen e rindërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit.

Leon Molla u gjet fajtor për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, ndersa hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, nga Prokuroria e Lezhës. Sipas dosjes hetimore përmes videomesazheve dhe postimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, Leon Molla ka bërë thirrje për heqjen e pllakës, duke nxitur edhe vendosjen e lëndës plasëse për ta shkatërruar atë.

40-vjeçari, jeton në Francë që prej vitit 2012 dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar. Më herët ai është dënuar në mungesë për ngjarjet e dhjetorit 2017, ku u shkatërrua flamuri turk gjatë një proteste në Mirditë, por nuk ka vuajtur dënimin pasi autoritetet franceze nuk kanë pranuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Pas shpalljes së vendimit të ri, Leon Molla reagoi publikisht duke e cilësuar dënimin si një cenim të lirisë së shprehjes. Ai deklaron se vendimi lidhet me qëndrimet e tij publike për heqjen e pllakës së Presidentit Erdoğan në Laç dhe pretendon se po përballet me një ndjekje të vazhdueshme penale për shkak të bindjeve dhe deklaratave të tij.

reagimin e tij, Molla shprehet se drejtësia nuk duhet të përdoret për të ndëshkuar opinionin politik apo kritikën publike dhe kritikon sistemin e drejtësisë në Shqipëri.