30 mijë euro për të 'larë' imazhin! Si u zbulua grupi kriminal pas ekzekutimit të shqiptarit! Publikohet fotoja e kreut të bandës që falsifikonte dokumente

30 mijë euro për të 'larë' imazhin! Si u zbulua grupi kriminal pas ekzekutimit të shqiptarit! Publikohet fotoja e kreut të bandës që falsifikonte dokumente

Foto ilustruese

Publikohet fotoja e ‘bosit’ që iu gjetën 320 mijë euro në një kasafortë, pas goditjes së grupit kriminal që pajiste me dokumente greke shtetas të huaj, përfshirë edhe shqiptarë. Ky grup kriminal ka rënë në rrjetën e autoriteteve pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar, Marjus Diamanti, biznesmen nga Delvina.

Shqiptari i cili u ekzekutua me kallashnikov në Atikë, kishte dokumente false. Sipas informacioneve, ai ishte në kërkim me emrin e tij të vërtetë shqiptar por përmes dokumenteve false që kishte siguruar, e paraqiste veten si qytetar grek me emrin Stergios Maznevidis.

Sulmi ndodhi më 16 nëntor në një karburant. Sesi kjo vrasje është e lidhur me personat që janë arrestuar ditën e djeshme në Greqi mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet të cilat e bënë lidhjen e dy rasteve brenda një periudhe 15 ditore. Nga dyshimet, ky grup kriminal ka pajisur me dokumente false shqiptarin e vrarë.

Mësohet se kjo organizatë kriminale, merrte 30 mijë euro për çdo pajisje me dokumente greke. Ata arritën të “pastronin” disa kriminelë, kryesisht shqiptarë, duke i bërë grekë, duke u dhënë karta ID të reja si dhe pasaporta.

Fitimet e organizatës kriminale, e drejtuar nga një oficer i policisë greke dhe 34 efektivë të tjerë, 10 prej të cilëve të arrestuar, kanë kaluar 5 milionë euro në tetë vitet e fundit. Është karakteristike se deri më tani janë konfiskuar mbi 600 mijë euro, ndërsa vetëm në kasafortën e oficerit që ishte truri i rrjetit janë gjetur 320 mijë euro.

Organizata thuhet se ka funksionuar që nga prilli 2013. Rrjeti kishte krijuar një rrjet tjetër bashkëpunëtorësh dhe ishte aktiv në dhënien e kartave origjinale (zakonisht) greke të identitetit, pasaportave greke dhe patenta për shtetas të huaj me precedentë të rëndë kriminalë.

Në të njëjtën kohë, ata lehtësuan qëndrimin e paligjshëm në vend të shtetasve të huaj, si lëshimi i numrit të regjistrimit tatimor, numrit të regjistrimit të sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve publike, duke e vështirësuar për gjetjen dhe arrestimin e disa prej tyre (me precedentë të rënduar kriminale) si dhe lehtësimin e daljes së tyre nga Greqia drejt vendeve të tjera, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe zonën Shengen ku u arrestuan disa mbajtës të dokumenteve ‘false’.

Foto e kreut të bandës kriminale, identiteti ende nuk dihet

Kush është viktima e atentatit Marjus Diamanti?
Shqiptari, viktimë e atentatit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë është arrestuar për gjetjen e një sasie kokaine në makinën e tij. Viktima është arrestuar gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.

Policia gjithashtu po heton mundësinë e një borxhi prej 200 mijë eurosh, që dyshohet se mund të jetë arsyeja e vrasjes. Bëhet me dije se bashkëshortja e 37-vjeçarit po pret binjakë. Policia greke është në “alarm”, pasi sulmet e “mafias shqiptare” siç e quajnë janë shtuar dhe herë pas here rezultojnë edhe fatale.

Si ndodhi ngjarja?
Krimi u regjistrua jashtë një karburanti, pronar të së cilit ishin 2 shqiptarë. Nga atentatit mbeti i vdekur 37-vjeçari Marjus Dhiamanti dhe shoku i tij, i cili është në gjendje të rëndë në spital. Ata u qëlluan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ndërsa bëhet me dije se policia disa orë më vonë ka gjetur një automjet të djegur në Avenue Kifissos, që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë