30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Basha: Faleminderit! Ardhshit shëndoshë e mirë...në borxh u jemi edhe bluzave të bardha shqiptare

30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Basha: Faleminderit! Ardhshit shëndoshë  e mirë...në borxh u jemi edhe bluzave të bardha shqiptare

1585650093_Screenshot1.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka lënë pa një koment vendimin për 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali. Ai ka falenderuar për gatishmërinë, teksa nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe mjekët dhe infermierët në Shqipëri.

"Dua t'i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Basha: 3-fishim të paketës ekonomike! Të moshuarve t'u lejohet të dalin në një orar të caktuar, jo izolim total! Rama të shkarkojë Ahmetajn


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund