"Koha për restart"! Kështu shkruan presidenti Ilir Meta në 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore.
"Gëzuar 8 Dhjetorin 1990! Të bekuarën Ditën Kombëtare të Rinisë, Ditën e Studentëve, Ditën e Misionarëve që vranë frikën për të ndezur Pishtarin e Lirisë dhe Demokracisë në vendin e shqiponjave! Sot përulemi me mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit dhe atyre djemve e vajzave, të cilët u përplasën të parët me Dhunën e regjimit, duke frymëzuar një popull të tërë për kryengritje paqësore.
Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre.
Koha për restart! Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies! Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa! Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë. Koha për restart! Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit! Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur?Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër", shkruan Meta.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.3%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës (VIDEO)
5 Prill, 19:50
-
Një fundjavë në Vlorë? Ja pse ky qytet është zgjedhja më e lehtë për t’u shkëputur nga rutina
5 Prill, 13:55
-
‘Rritje e të ardhurave buxhetore në nivel historik’- Rama paralajmëron: Pritet të mbledhim 1 miliardë euro shtesë gjatë kësaj periudhe
5 Prill, 09:59
-
Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Zgjat deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare
5 Prill, 09:51
-
Rama: Negociatat janë në vijë, gënjeshtër se janë bllokuar! Së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për procesin e integrimit
5 Prill, 09:40
-
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)
5 Prill, 07:31
-
Lirimi i hapësirave publike, Lundra pastrohet nga 2253 automjete të vjetra! Fondi i posaçëm shkon në ndihmë të institucioneve (VIDEO)
4 Prill, 17:58
-
Vendoret 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
4 Prill, 13:29
-
Vendoret, Rama: Nuk ka qendër votimi që nuk e fitojmë dot! S’ka bllokim negociatash, të bëjmë çmos që dera të mbyllet vetëm pasi ne të futemi në BE
4 Prill, 13:04
-
‘Burrat le të mërziten’, Rama hedh batuta: Në Dibër m’u hodhën në fyt, por mund të merrnim mandatin e katërt se shkuan pas grave
3 Prill, 17:44
-
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
3 Prill, 17:03
-
Fuqizimi i turizmit kulturor, Rama: Ka nisur muzealizimi i godinave historike
3 Prill, 16:14