31 të vdekur, pa llogaritur opozitën

31 të vdekur, pa llogaritur opozitën

Nëse i hedh një sy debatit të ditëve të para të izolimit, pastaj të kulmit të pandemisë dhe fundit të saj, do të shikojmë se kurba e debatit politik në Shqipëri shkon në të kundërt me pasojat e kurbës së pandemisë.

Kur Qeveria izoloi urgjent vendin në javën e dytë të marsit, akuzat e opozitës ishin pse Qeveria nuk e izoloi vendin qysh në janar.

Ky ishte debati që dominoi javën e parë të izolimit, duke e bërë fakt të kryer, se tani virusi ka bërë kërdinë dhe se Qeveria varrosi shqiptarët.

Kur u arrit kulmi i pandemisë diku nga java e parë e prillit dhe vendi ishte në izolim total, filloi debati i dytë pse Qeveria nuk i hap kufijtë, se kanë mbetur shqiptarët nëpër pika doganore dhe në shumë shtete të Europës.

Debati ishte krejt i kundërt me kurbën e pandemisë.

Qeveria u muar me karantimin e njerëzve që kishin mbërritur në pika doganore dhe pastaj pak nga pak me kthimin në atdhe, me kushte karantimi të qytetarëve të mbetur rrugëve.

Pastaj nisi kuja e Sali Berishës, që në vend kanë vdekur mijëra njerëz, po Qeveria i mban fshehur viktimat. U krijua ideja, që Edi Rama kishte bërë pakt me familjarët që u vdisnin njerëzit, që ata të mos tregonin që u kanë vdekur njerëzit dhe t’i varrosnin fshehurazi nga Sali Berisha.

Tani në fazën e fundit, kur shumica e Shqipërisë është zona e gjelbër dhe vendi po shkon drejt hapjes, debati i provokuar nga opozita është se e gjitha kjo ishte një gënjeshtër, virus nuk ka pasur, Qeveria  e ka përdorur izolimin për të shkelur liritë njerëzore etj.

Për t’i dhënë zë këtij debati, një çetë e vogël konspiracionistësh, mes të cilëve dy emigrantë nga Kanadaja dhe tre të tjerë që besojnë se këtë gjë e ka shpikur Sorosi, dolën në sheshin “Skënderbej” për të mposhtur diktaturën.

Pra në tre momentet më të rëndësishme të pandemisë, debatet që ka provokuar opozita janë tërësisht të kundërta me problemin e asaj kohe. Donin virus kur nuk kishte, donin hapje kur kishte izolim, dhe tani që Qeveria ja doli ta mbyllë me një bilanc nga më të mirët e mundshëm betejën, kanë gjetur shpëtim tek teoritë konspirative.

Duke qenë se epidemia është një ngjarje e fortë, e shkaktuar nga forca madhore dhe jo nga Qeveria, ajo ishte një rast i mirë që opozita të bëhej e besueshme së paku për një çështje që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve.

Ky është rasti unik ndoshta në botë, kur në ekspozimin më të madh të vëmendjes së publikut, në kushtet kur të gjithë llogarisin mbijetesën dhe rrugën se si të shpëtojnë nga vdekja, opozita shfaqet pa asnjë arsye krejt e pabesueshme.

Nuk e kuptoj se çdo ta gjente opozitën, të ishte së paku njerëzorë dhe e besueshme në këtë histori.

Se tani unë nuk di kë qëndrim të opozitës të quaj të drejtë nga gjithë çfarë kanë thënë.

Po të besoj Berishën, që thotë se ka mijëra të vdekur që mbahen sekret, nuk di ç’të bëj me këto broçkullat e ditëve të fundit, që thotë opozita, që nuk ka pasur fare virus.

Po të besoj Tritanin, që thotë se duhet të ishim mbyllur në janar, nuk di ç’të bëj me Tritanin që thoshte të hapeshim në prill.

Nëse duhet të besoj Bashën, që thotë se Qeveria duhet t’u japë miliarda lekë qytetarëve dhe bizneseve që nuk punuan këto dy muaj, nuk di ç’të bëj me Bashën dhe mbështetësit e tij, që sulmojnë çdo tender dhe nisëm të Qeverisë për pagesa. A thua Qeveria duhet t’i hedhë lekët me avion nga qielli e t’i presin njerëzit në rrugë.

Dhe e gjithë kjo vjen nga fakti se nëse qytetarët e kanë përjetuar epideminë si fatkeqësi që duhet ta shmangnin e t’i mbijetonin, opozita është përpjekur ta shikojë si shans që t’i hapë rrugën drejt pushtetit.

Dhe të vetmen gjë që ua ka ngulur në mendje shqiptarëve, është se u ka thënë gjithmonë të kundërtën e asaj që duhet të bënin. Mendoni t’i kishe në pushtet këta!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefit gjoniku: 11/05/2020 19:00

    Tre pyetje per ju z Baze 1) Ju jeni gazetare apo perfaqesues i qeverise sepse ne analizen tuaj tingellon kjo e dyta . 2) Sikur ato te pakten 52 miljon euro tjua kishte shperndare popullit ne nevoj dhe jo oligarkeve ne kohe pandemie nuk do ishin pak besoj . 3)Ku shkollohen femijet tuaj dhe a ju mjafton rroga juaj per ti shkolluar jashte ? Po shtoj edhe nje te fundit . Sa shperblim merrni nga pushteti qe beni tellallin 24 ore ne 24 ?

    Përgjigju
  • O tej: 11/05/2020 16:41

    Pse ka vdek PD? Kur behet varrimi?

    Përgjigju
  • Dangellia: 11/05/2020 11:46

    Eh bre mero vellai ajde mbushu mendjen nje pjes injorantesh po hajde thua do mesojn po keta nuk qeverisin dot partin e tyre keta jane te q...moj shege

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike