'Berisha' karshillëk ndaj Strasburgut
Shpërblimet e pronarëve, ia lë Ramës

'Berisha' karshillëk ndaj Strasburgut<br />Shpërblimet e pronarëve, ia lë Ramës
TIRANE - Këshilli i Ministrave vendosi dje, për herë të parë, një ekzekutim jo të plotë të një vendimi të marrë nga ana e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut plot një vit më parë, më datë 31 korrik 2012 në favor të familjes Manushaqe Puto dhe të tjerë në masën 100 milionë lekë, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin. Në fakt, Gjykata urdhëron Shqipërinë të paguajë në favor të kësaj familjeje shumën prej 1 milionë eurosh dhe jo 715 mijë, sa ka paguar.

Pjesa e mbetur do të paguhet “sipas afateve të përcaktuara me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave”, thuhet në VKM-në e miratuar dje në mbledhje qeverie. Aty “ftohet” ministria e Financave të marrë masat e nevojshme për gjetjen e mundësisë financiare për ekzekutimin e pjesës së mbetur të detyrimit, brenda afateve sa më të shpejta. Ministria e Financave njofton ministrinë e Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekzekutimin e detyrimit, në varësi të mundësisë financiare për përballimin e saj.

Me këtë vendim, duket qartë se qeveria ka shkelur detyrimin e padiskutueshëm që të zbatojë menjëherë dhe plotësisht vendimin nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Jo vetëm që pagesa është vonuar një vit, por ajo nuk jepet as edhe e plotë. Paratë janë gjetur nga fondet e papërdorura të KQZ-së për mosaplikimin e dy projekteve të teknologjisë për procedurat zgjedhore sipas vendimit nr.372, datë 3.5.2013, të Këshillit të Ministrave, "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e shpenzimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, më 23 qershor 2013".
 
ÇËSHTJA

Në gjykimin e saj për rastin "Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë" Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur një vit më parë njëzëri se konstaton shkelje të nenit 13 (e drejta për një ankim të efektshëm) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një gjykim të drejtë) dhe neni 1 i Protokollit Nr. 1 (mbrojtja e pronës) të Konventës.

Në arsyetimin e këtij vendimi, Gjykata është shprehur se 20 qytetarë shqiptarë argumentuan se, pavarësisht nga njohja prej autoriteteve e titullit të tyre të pronësisë mbi një tokë që ata kishin fituar me trashëgimi, vendimet përfundimtare administrative për dhënien e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj, në vend të kthimit, asnjëherë nuk janë ekzekutuar. Ankuesit janë njëzet shtetas shqiptarë, ish-pronarë ose trashëgimtarë të ish-pronarëve të tokave të konfiskuara nga ish-regjimi komunist në Shqipëri.

Ata kanë trashëguar titujt e pronës mbi disa toka me sipërfaqe që variojnë nga 600 deri në 5.000 metra katrore, që janë njohur midis viteve 1994 dhe 1996 nga Komisionet për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, sipas Ligjit të vitit 1993 mbi pronën. Sipas Komisioneve, ankuesit duhet të kompensohen financiarisht, sipas njerës nga rrugët që parashikon ligji për këtë qëllim, në vend që atyre t'u kthehet prona.

Por asnjë vendim përkatës nuk është ekzekutuar deri tani. Tetë ankuesve iu është kthyer një pjesë e pasurisë, por nuk kanë marrë kompensim, në një prej rrugëve që parashikon ligji, për pjesën tjetër të tokave të tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit