Për shumicën e banorëve të Stockholmit, metroja e qytetit është vetëm një mënyrë transporti me të cilin shkojnë dhe kthehen nga puna çdo ditë.

Por për fotografin e lindur në Shën Petersburg, Alexander Dragunov, kjo metro ka një pamje krejt tjetër; tepër interesante për të qenë diçka e zakonshme.

Që në momentin e parë që ai vizitoi kryeqytetin e Suedisë dhe nisi të fotografojë vendet përreth, ishte metroja e qytetit një ndër vendet që i tërhoqi më tëpër vëmendje dhe nisi ta fotografojë nga kënde të ndryshme të cilat bashkëqytetarët e qytetit nuk i kishin konceptuar më parë.

Që nga momenti që ai i publikoi këto foto ato u shndërruan në një sensacion në rrjetet e ndryshme të internetit, duke e kthyer metronë e qytetit në një terheqje për të gjithë vizitorët të cilët nuk e lënë pa vizituar gjatë udhëtimeve të tyre në Stockholm.

Dragunov ka një rrjet ku publikon fotopgrafi të tij nga stacione metroje të vendeve të ndryshme dhe në këto pamje rrëfen një tur në vendin më të pëlqyer prej tij së fundmi.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)