'Turp! Tinka Kurtit i kërkojnë 3 mijë 
lekë për të hyrë në Teatrin Kombëtar'

'Turp! Tinka Kurtit i kërkojnë 3 mijë <br />lekë për të hyrë në Teatrin Kombëtar'<br>
"As Teatri Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk i kanë kerkuar falje publike, por presin që të vdesë Tinka Kurti dhe t’ia shtrijnë trupin në hollin e Teatrit. Të vdekur natyrisht se të gjalle nuk kanë shans!". Kështu shkruan në Facebook, gazetari Bledi Mane sipas të cilit drejtori i TK, Hervin Çuli ka urdhëruar që askush të mos lejohet të futet pa biletë. 

"Me urdhër të drejtorit Hervin Çuli, askush nuk lejohet të futet pa biletë. Duhet të paguash 3 mijë lekë të shohësh dramën! Këto fjale i thane punonjësit e Teatrit, ikonës së Teatrit shqiptar. I kërkonin 3 mijë lekë Tinka Kurtit, gruas që na ka falur mijëra gezime, miliona emocione, miliarda krenari…", shkruan Mane. 

Postimi i plotë i Bledi Manes:
Ka rreth dy vjet qyshkur e poshtëruan dhe ende nuk i kanë kërkuar falje publike.
Legjenda e skenes dhe kinematografisë shqiptare, aktorja dhe gruaja fisnike Tinka Kurti, një mbrëmje prilli të vitit 2015, la banesën e saj afër rrugës së Elbasanit e u nis me këmbe të shikonte shfaqjen e dramës “3 motrat” të Çehovit. Mes shume spektatorëve, aktorja e famshme teksa futej në salle, ndalohet nga punonjësit e Teatrit.
-Me urdhër të drejtorit Hervin Çuli, askush nuk lejohet të futet pa biletë. Duhet të paguash 3 mijë lekë të shohësh dramën!
Këto fjale i thane punonjësit e Teatrit, ikonës së Teatrit shqiptar. I kërkonin 3 mijë lekë Tinka Kurtit, gruas që na ka falur mijëra gezime, miliona emocione, miliarda krenari…
Dhe Tinka Kurti pagoi 3 mijë lekeshin, mori biletën, e flaku në tokë dhe u nis pa parë shfaqjen ashtu e drobitur nga turpi e nga mosha, drejt shtëpisë së saj.
Artistja e Popullit qysh atëherë nuk shkel më as si aktore e as si spektatore neëTeatrin Kombetar. Shkon vetëm në Teatrin Eksperimental ku drejtori dhe regjisori Kiço Londo e respekton në çdo premierë apo shfaqje.
As Teatri Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk i kanë kerkuar falje publike, por presin që të vdesë Tinka Kurti dhe t’ia shtrijnë trupin në hollin e Teatrit. Të vdekur natyrisht se të gjalle nuk kanë shans!/Lajmi është marrë nga www.pamfleti.com/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë