TIRANE - Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani vizitojë këtë të shtunë panairin “Work & Study” në ditën e dytë të tij. Massimo theksoi së njohja e gjuhës italiane në këtë kohë në Shqipëri është shumë e dobishme, pasi edhe numri sipërmarrësve italian është në rritje.
“Vij dhe e vizitoj gjithmonë me kënaqësi këtë panair, pasi është mjaft i rëndësishëm. Ky panair bashkon të rinjtë me kompanitë që ofrojnë punë dhe universitet që ofrojnë mundësi të ndryshme. Më vjen shumë mirë që në këtë panair kemi shumë kompani italiane dhe kam rastin të them që ky është demonstrimi më i mirë që të studiosh dhe të dish gjuhën italiane është diçka mjaft e dobishme për të gjetur punë në këtë moment në Shqipëri”, deklaoi Gaiani.
Përveç një numri të madh universitetesh private dhe kompanish shqiptare të cilat promovojnë punën e tyre, këtij panairi i janë bashkuar dhe shumë kompani italiane, të cilat prej vitesh operojnë në vendin tonë në fushën e telemarketingut.
Menaxheri i përgjithshëm i “Facile.it”, Lorenc Goga tregon se kjo kompani operon në Shqipëri prej vitit 2012 dhe deri më tani numri i të punësuarve arrin deri në 400.
"Shumë sipërmarrje italiane gjejnë vetveten në Shqipëri, për disa arsye, por theksoj se në Shqipëri shumë njerëz flasin italisht." tha Goga
Fakti që pjesa më e mirë e të rinjëve shqiptar e njohin mjaft mirë gjuhën italaiane, sipërmarrësit Italian ndihen shumë mirë në Shqpëri , pa hasur asnjë veshtirësi.
Marsela Bani e burimeve njerzore në “Teleperformance” u shpreh se pritshmëritë për rritjen e të punësuarve në të ardhmen janë të larta.
"Deri në fund të vitit ofrojmë rreth 300 vende pune, dhe siç e shikoni edhe në panair ka pasur goxha interes sa i përket gjuhës italiane. gjithashtu edhe intervista për gjuhët e tjera anglisht dhe frëngjisht." tha ajo
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com