3-vite nga Reforma në Drejtësi, Ruçi: E panegociueshme! Moment reflektimi për të gjithë (VIDEO)

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”. Në fjalën e tij gjatë promovimit të këtij botimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se kjo Reformë është një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.

"Reforma e drejtësisë është një mundësi reflektimi e kontributit dhe përgjegjësive tona si legjislatorë të Republikës. Prej reformës, unë si mbështetës i fuqishëm i saj, kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu po ndodh edhe me secilin prej jush.Prandaj gjatë dy viteve në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i kam dhënë përparësi të dukshme mbështetjes së organeve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, monitorimit të tyre e të Qeverisë në shërbim të interesit publik e qytetarëve. Dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme", u shpreh Ruçi.

Ai ka vënë theksin se ngritja e organeve të reja të drejtësisë, që vijnë si rezultat i kësaj Reforme, do të përfundojë në fillim të sesionit të ri parlamentar, përtej çdo pengese që ajo ka hasur.

"Pavarësisht pengesave, ngritja, plotësimi dhe vënia në funksion të plotë e organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet të realizohet në fillim të sesionit të ri parlamentar", tha Ruçi.

Reforma në Drejtësi ka qenë një nga pikat kyçe ku është mbështetur opozita për të legjitimuar vendimet e saj (djegia e mandatjeve, protestat dhe bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit), sipas së cilëve ajo është kapur nga kryeministri Edi Rama. Në përgjigje të këtyre akuzave, Ruçi shpjegoi se si funksinon kjo Reformë, ku sipas tij ndihmon për të kuptuar zhvillimet e fundit.  

"Së fundi, më lejoni të bëj edhe një parantezë të shkurtër sesi reforma në sistemin e drejtësisë na ndihmon për të kuptuar në mënyrë korrekte disa nga zhvillimet tona si edhe raportin midis demokracisë dhe kushtetueshmërisë. Duket sikur demokracia liberale dhe kushtetueshmëria kufizojnë njera-tjetrën. Nuk kanë munguar as në realitetin shqiptar këto kohë interpretime mbi të ashtuquajturin kufizim të demokracisë për shkak të këmbënguljes për kushtetueshmëri e ligjshmëri.  Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria nuk janë vargonj për demokracinë, por kolonat ku mbështetet ajo, janë kufizime që demokracia vendos ndaj vetes, me qëllim që të shpëtojë prej anarkisë, destabilitetit dhe pasigurisë. Nga ana tjetër, në sistemin demokratik, kushtetuta është ndërtuar mbi logjikën demokratike dhe për këtë arsye ushqen e mbështet praktikat demokratike. Prandaj demokracia nuk është kurrë e tradhëtuar nëse zhvillohet në shinat e Kushtetutës dhe ligjit.  Demokracia është, padyshim, edhe arti i kompromisit. Por ndërsa kushtetueshmëria është themeli, kompromiset përbëjnë kthinat e demokracisë. Kushtetuta dhe ligjet janë rrënjët, ndërsa kompromiset politike degët e një sistemi demokratik.  Dhe të gjithë jemi të një mendimi që rrënjët dhe themelet prevalojnë mbi kthinat dhe degët", përfundoi Ruçi. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 22/07/2019 11:29

    Edi Rama do hyje ne histori per reformen e thelle ne Drejtesi qe ndermori,per shkerrmoqen qe i beri sistemit te kalbur te Drejtesise qe ngriten ne sistem pandeshkueshmerine dhe mbrojtjen e politikaneve te korruptuar te c'do krahu.

    Përgjigju
  • Populli: 22/07/2019 11:24

    Populli i thjeshte ju uron suksese,mezi presim te vihet drejtesia ne kete vend,dhe ata sharlatam qe mbajten peng kete vend per 30 vjet me intrigat,genjeshtrat dhe mashtrimet,me kusarine e makuterine e tyre te marrin ate qe meritojne nga Drejtesia dhe populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale