Si Reforma në Drejtësi do të sigurojë barazi para ligjit për të gjithë? Ambasada Amerikane poston videon shpjeguese

Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, ku nuk i ka shpëtuar akuzave nga opozita dhe presidenti Ilir Meta se është "kapur" nga kryeministri Edi Rama. Kur kanë kaluar 3 vite nga miratimi i saj, Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet social, ka publikuar një video ku u ka shpjeguar qytetarëve se çfarë është Reforma në Drejtësi, si po zbatohet ajo dhe si do të ndikojë në jetën e shqiptarëve.

"Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit", shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane,

Kjo video vjen në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku në mesnatën e 21 korrikut, paketa e ndryshimeve kushtetuese u miratua me 140 vota pro. Jo më larg se dje, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi Ramën se ka karpur drejtësinë, dhe se kjo Refomë as nuk nisi zbatimin e saj, por dështoi që në nisje. Bashkangjitur postimit të tij, Vasili publikoi foton e dy ish-ambasadorëve të SHBA dhe BE, Lu dhe Vlahutin bashkangjitur së cilës shkruante: Puthja e 21-22 korrikut dhe humbja edhe asaj pak drejtësie,që kishim!!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alush dardha: 22/07/2019 13:07

    Shpresojme qe te zbatohet

    Përgjigju
  • undheti: 22/07/2019 11:20

    mir e keni ju...po a do te zbatohet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë