‘40 vjet bisturi’ nga dr. Bashkim Habibi, përvoja e kirurgut-ortoped në faqet e një libri

‘40 vjet bisturi’ nga dr. Bashkim Habibi, përvoja e kirurgut-ortoped në faqet e një libri

Një libër krejtësisht ndryshe është publikuar këto ditë në libraritë e Durrësit.

I titulluar “40 vjet bisturi”, në 270 faqet e tij autori Bashkim Habibi ka përmbledhur profesionalisht pjesën thelbësore të karrierës së tij si kirurg-ortoped në periudhën 1973-2013. Autori që vjen pas botimit të “Historiku I spitaleve të Durrësit” ia ka kushtuar librin e ri bashkëshortes Dezdemona.

Edhe për letërsinë mjekësore-shëndetësore të deritanishme, “40 vjet bisturi” mund të hapë një brazdë të re botimesh interesante, që mbështeten në përvojën personale shumëvjeçare dhe në dokumentacionin e ruajtur me kujdes profesional.

Do të mjaftonte kujdesi për “shpëtimin” e këtij thesari me dokumente dhe foto nga përmbytja e spitalit të Durrësit në vitin 1991, si dhe nga marrëzia kolektive e vitit 1997 për të kuptuar dashurinë e këtij profesionisti për mjekësinë dhe për pacientët e tij në vite.

Me “një grusht fjalësh për vehte” dr. Bashkimi prezanton për lexuesin rrugën e tij 40-vjeçare, duke i hapur rrugë tabelave dhe fotove për të gjitha llojet e ndërhyrjeve. Përshkrimet e 89 ndërhyrjeve kirurgjikale më të veçanta, mjaft të kuptueshme edhe për lexuesit jashtë profesionit, kanë shërbyer si pjesë e parë për librin e dr. Bashkim Habibit.

Bashkë me pacientët shqiptarë, të cilët i ka ndjekur me kujdes deri në shërimin e plotë, në listën e të aksidentuarve që nga viti 1973 e më tej bëjne pjesë edhe 13 pacientë me shtetësi të tjera që nga Kroacia, Bullgaria e Italia, deri te Sri Lanka dhe India.

Më pas në mënyrë skrupoloze ofrohen të dhëna dhe tabela mbi 9892 ndërhyrjet kirurgjike të realizuara prej tij në 40 vjet karrierë spitalore. Janë rreth 17 patologji të shpeshta që nisin nga ndërhyrjet në rastet e apendisitit akut e deri te plagosjet me armë zjarri.

“40 vjet bisturi” nga dr. Bashkim Habibi fton për lexim jo vetëm profesionistët e mjeksisë, por edhe familjarët e pacientët që mund të gjejnë disa përgjigje me vlerë për sëmundshmëritë në fushën e kirurgjisë dhe ortopedisë.

Siç shkruan edhe publicisti Moikom Zeqo në ballinën e pasme të librit: “Respekt i pafund për kirurgun, qytetarin, prindin, Bashkim Habibi; për punën e tij sa kolosale dhe modeste, për këtë personalitet të mjeksisë dhe njeri të jashtëzakonshëm”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dylaver Kokoshi: 26/10/2018 15:23

    Shum respekt per Dr. Bashkim Habibi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë