TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg Mimoza Margjekën, gjyqtaren e Apelit Korçë, për akuzën e “korrupsionit”. Mirëpo, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet Shërbim Prove si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj të përfshirë në këtë skemë, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa avokati Skënder Demiri u la në 3 vjet shërbim prove. Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla GJKKO dha një dënim me 3 vjet burg, si dhe për Nejton Balin 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Margjeka ka folur pas vendimit, duke thënë se ka qenë e porositur nga lart, pa e specifikuar se për kë bëhet fjalë.

“Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin”, tha Margjeka.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balii cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj. 

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv.  Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim. Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, janë dënuar me akuzën se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë Mimoza Margjekës, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj Orion Balit, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
U dënua nga GJKKO, flet Mimoza Margjeka: Krimin po e bën pushteti! Shyqyr nuk është koha e Enverit të më varin

 

Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg për akuzën e korrupsionit u shpreh se krimin po e bën pushteti. Margjeka tha se nuk u beson më institucioneve duke shtuar se ajo është gjyqtare, ndërsa shtoi se nuk është fundi i botës që u dënuan, pasi fatmirësisht tha ajo më tej me ironi nuk është në kohën e Enver Hoxhës që ta vrasin.

‘Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni.

Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë  e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin.

Unë e di që këta njerëz kanë qenë të porositur. Familja ime e gjen një zgjidhje. Nuk e kam me pasion të bëj punën e gjyqtarit. Do ja dalim. Ju erdhët sot sikur çfarë ka ndodhur. Mozës t’ja fusësh gjithë botën para, thotë e drejtë. E kam dhe genetikën t’i përballojmë pasojat. Të kishin qenë gjithë gjyqtarët si unë në punën e vet. Ishte jo ligjore.

Më erdhi keq që prokuroria ka ardhur këtu. Prokuroria ka prova për dikë tjetër. Janë prova që janë marrë 7500 euro, ata avokatët që punojnë me SPAK e kanë lindur fëmijën në Amerikë. Ne e dimë cfarë po bëhet. I thashë SPAK, puna ime është e parëndësishme. Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë. Nëse të gjithë jeni të lumtur kështu.

Nëse gjërat janë me litarin që tërhiqen, s’ke pse shpreson. T’ju humbë shpresa jerëzvde e të gjithëve. Të gjithë e dinë se si jeni në presion.’- tha Margjeka.