5 vite pa Sokol Olldashin, vëllai kritika të forta Bashës: Prisni që mëshira e kohës t’ju falë pushtetin

5 vite pa Sokol Olldashin, vëllai kritika të forta Bashës: Prisni që mëshira e kohës t’ju falë pushtetin

Sokol Olldashi dhe makina me të cilën u aksidentua në 20 nëntor 2013

Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi që humbi jetën pesë vite më parë në një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë ka postuar një status në faqen e tij në Facebook pas reagimeve përkujtimore në rrjetet sociale, mes tyre edhe ai i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Lideri i PD shkruante mbrëmë ndër të tjera se Sokoli ‘në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues’ (Lexo këtu). 

Por, vëllai i Olldashit ka reaguar duke kritikuar drejtimin e Partisë Demokratike, ndërsa shton se “Nuk u kujtuat“ me vetëdije për Sokolin një muaj pasi ishte larguar në kongresin tuaj të rimëkëmbjes, kujtoheni pesë vjet pa një ditë më pas në luginën tuaj të lotëve, ku prisni që mëshira e kohës, ndoshta kur do jeni zbardhur vetëm nga flokët t’ju falë edhe një herë pushtetin që nuk dini ta fitoni”.

NE EMER TE TIM VELLAI

“Democrazia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste te bujshme, deklarata boshe, fraza te prera me mase per rrethanat dhe interesat ne rrjetet sociale me bind edhe nje here qe populli shqiptar eshte me i mire se politikanet qe ka. Sidomos e kam fjalen per ate pjese te klases politike qe nuk arriti kurre te ishte opozite. Ne vend qe te ndermerrnin rruge te reja, ndoshta te veshtira dhe te rrezikshme preferuan te thaheshin, te atrofizoheshin se bashku me partine e tyre.

Koha eshte mesuesi me i mire. Koha po tregon se c‘bene. Si karroca pa kale ne tatepjeten e deshtimit kerkojne te kapen kudo. Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete.

Nuk u „kujtuat“ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni. Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.

Statusi i plotë i vëllait të Sokol Olldashit, Ardian Olldashi

Sokol Olldashi vdiq më 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, teksa ish-deputeti humbi kontrollin e makinës, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ADI: 20/11/2018 17:43

    ME MAKINEN QE KISHTE OLLDASHI TE RROKULLISESHE NE 10 METRA LARTESI NUK TE GJENTE GJE ATE E VRAU SALA ME DOREN E AGRON KULIÇIT DOBIÇIT TE SALES DO TI NUMEROHEN TE TERA MOS TE MERZITET SE JA KA KOPSITUR FBI DOSJEN

    Përgjigju
  • xreport: 20/11/2018 16:13

    s class 350 model qe shikojet aty nuk ka shanc te humbas jeten. s class eshte teknologji e fundit kunder lagshtines per fat te kea olldashi ka pas fatin e hajdarit. bravo familjes olldadhi qe nuk e shesin shpirtin e tij sikur e shiti familja hajdari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur