Pertef Rusi, 50 vite mjek i sportistëve për Report Tv: Dwamenën s'do ta lejoja të luante! Vizitat në Shqipëri nga infermierë e masazhatorë

E shkuara e Raphael Dwamena-s referonte se në asnjë rast ai nuk duhet të zbriste në fushë, pasi rrezikonte tragjedinë ashtu siç ndodhi të shtunën në ndeshjen Egnati-Partizani. Për Report TV Pertef Rusi, ish-mjek i disa klubeve si Tirana, Partizani, Dinamo apo edhe ekipit kombëtar, thotë se klubet i kryejnë vizitat mjekësore tek infermierë e masazhatorë dhe jo tek mjekë të fushës.

“Nëqoftëse unë jam një mjek, pra jam profesionist, por të jem mjek, jo fizioterapist, jo infermier dhe as masazhator, do kisha besimin e presidentit dhe nuk do ta lejoja në asnjë mënyrë të luante. Kultura ime thoshte se ai ishte me 99% i vdekur. Pra do turpëroheshim të gjithë federata, klubi, por edhe doktori,”-u shpreh Pertef Rusi, mjek sportiv.

Dwamena u lejua të luante në Shqipëri edhe pse në 2021 hoqi defibrilatorin nga zemra.

“Nëqoftëse ka hequr defibrilatorin unë nuk do ta lija në asnjë mënyrë të lunte. S’ka më jo po do ti themi, do t’i lutemi, do ti bëjmë, por duhet të iki urgjentë nga ekipi sepse është minë me sahat dhe nga momenti në moment do vdiste,"-tha Pertef Rusi, mjek sportiv.

Për t’u licencuar sipas rregullores një futbollist duhet të kalojë disa teste, ndërsa vetëm për zemrën ka disa kontrolle.

“Unë dëgjova debate se iku për 10 sekonda në elektrokardiograma, por nuk bëhet fjalë vetëm për të. Sot kemi monitorët që na nxjerrin të gjithë të dhënat e trupit, por përveç saj do e fusim në pistë, në biçikletë ku evidentohen problemet. Aty del defribilacioni, aritmia,”-deklaroi ai.

Sipas Pertef Rusit, i dekoruar edhe me çmimin mjeshtër i mjekësisë sportive, kontrollet në futboll lënë për të dëshiruar pasi presidentët nuk investojnë.

“Më jep ti mua minimumi 1 mijë euro në muaj sa i jep 5-7 mijë trajnerit dhe futbollistit kur unë jam krahu jot i djathtë? Ti më jep 300 mijë lek, por mund të vi unë me kaq lek mëngjes, drekë dhe darkë. Presidentët kanë lekë, sepse i marrin nga UEFA dhe i marrin për ne,”-u shpreh mjeku.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë