Vdekja e sulmuesit të Egnatias, kardiologu i Dwamena-s letër të hapur: Nëse nuk do kishte hequr defibrilatorin, do ishte ende gjallë

Vdekja e sulmuesit të Egnatias, kardiologu i Dwamena-s letër të hapur: Nëse nuk do kishte hequr defibrilatorin, do ishte ende gjallë

Dwamena dhe mjeku Kardiolog Antonio Asso

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena në spital të shtunën (11 nëntor) pas atakut kardiak në fushën e blertë ka shkaktuar shumë diskutime mbi gjëndjen shëndetësore të 28 vjeçarit dhe nëse ky i fundit duhet të ishte lejuar të luante futboll.

Me anë të një letre të hapur drejtuar Heraldo de Aragon, personal i futbollistit, kardiologu Dr. Antonio Asso i cili ka trajtuar Dwamenan dhe ka konstatuar i pari problemin e tij në zemër, shkruan se “ky është fundi i një historie të trishtuar dhe të parashikueshme”.

Ish futbollisti i Real Zaragozës vuante nga një aritmi kardiake që u zbulua dhe u trajtua gjatë sezonit 2019-2020.

Me anë të një letre të hapur drejtuar Heraldo de Aragón, botuar këtë të hënë, Asso kujton se ai u takua me Dëamena-n në tetor 2019 kur mjeku i Real Zaragoza, Irineo De los Mártires, i shqetësuar për disa marramendje që lojtari raportoi në ndeshjet e fundit, kërkoi vlerësimin e tij. Muaj më parë, atij i ishte vendosur një monitor i vogël nënlëkuror dhe “rekordi ishte i qartë për lidhjen e simptomave të tij me aritmitë serioze ventrikulare që ndodhën gjatë lojës së futbollit”.

Kardiologu thekson: “Para se të filloja t’i shpjegoja analizat, isha i vetëdijshëm për rëndësinë që do të kishin fjalët e mia për këtë atlet të ri afrikan, në atë kohë në elitën ekonomike dhe profesionale, e ardhmja e të cilit si futbollist po shuhej. Megjithatë, “arritëm ta bindim për nevojën urgjente për të vendosur një defibrilator për të paktën të garantuar jetën e tij, në të njëjtën kohë që këshilluam të mos ushtronte sporte profesionale”, vijon ai në letrën e tij publike.

Mjeku shpjegon më tej: “Kam këmbëngulur që, ndërsa sëmundja përparonte, në një moment mund të adresonim origjinën e aritmisë përmes një ndërhyrjeje ablacioni, por kjo kërkonte që ai të mbahej në jetë dhe për këtë ishte thelbësor defibrilatori”.

Antonio Asso gjithashtu thotë në letrën e tij se pasi vendosi defibrilatorin Raphaeli u largua nga Spanja dhe herë pas here e pyeste për këshilla.

“Ishte i vendosur të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi të gjitha, dhe përfundova duke humbur shpresën për të ndikuar tek ai”, shton ai.

Asso kujton: “Disa vite më parë më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën kur kishte një aritmi malinje që ishte dedektuar saktë automatikisht nga pajisja”. Por këtu doktori ka një peng: “Ne humbëm kontaktet më vonë. Një vit më parë mësova nga shtypi se ai kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit të vendosur nga ne dhe se më në fund ishte eksplantuar (mendoj në Zvicër). Por tashmë është vonë për pengje, “vendimi i tij ishte i parevokueshëm dhe ai vendosi të gjithë përgjegjësinë mbi veten e tij dhe mbi vullnetin e Zotit në të cilin ai besonte. Që në atë moment kam qenë i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri ”, deklaron ai.

Për specialistin, Dwamena “ka vdekur si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse nuk do t’i ishte hequr defibrilatori, Raphaeli do të ishte ende gjallë”.

Ai shton gjithashtu se vit pas viti, përparimet teknologjike na vënë mjete të reja në duart tona për të trajtuar më mirë problemet serioze aritmike nga të cilat ai vuante, dhe është e mundur të spekulohet, për besimtarin, se këto teknika shërbehen nga i njëjti Zot në të cilit Dëamena me vendosmëri besonte.

“Ai besonte, por ky është fundi i një historie të trishtuar dhe të parashikueshme.” Dhe letra përfundon duke treguar se “nganjëherë lajmet janë konfuze dhe është e rëndësishme të sqarohet për mijëra pacientë që mbajnë një defibrilator dhe besojnë në sigurinë që ai ofron, se nuk është dikush që mbante një defibrilator që ka vdekur, por dikush që nuk kishte atë dhe me vullnetin personal vendosi ta hiqte”.

Për tragjedinë e ndodhur, pati edhe akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për mungesën e kontrolleve mjekësore ndaj lojtarëve. Deputeti socialist, Erion Braçe e konsideroi futbollin e klubeve në Shqipëri si një “geto” ku nuk ka përkujdesje apo kontrolle mjekësore ndaj lojtarëve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU