6 ditë nga zgjedhjet parlamentare, emigrantët shqiptarë thirrje qeverisë greke: Të lehtësohet qarkullimi në pikën kufitare Kakavijë që të votojmë

Pika kufitare Kakavijë

Teksa na ndajnë edhe 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare të cilët do të mbahen më 25 prill në Shqipëri, emigrantët shqiptarë në Greqi, i kanë bërë thirrje qeverisë që të lehtësojë qarkullimin e tyre në pikën kufitare të Kakavijës, në mënyrë që të mund të votojnë.

Sipas mediave greke, kërkesat tashmë janë depozituar por megjithatë ende nuk ka ardhur një reagim nga qeveria greke.

Ndërkohë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve në një mbledhje të zhvilluar, vendosi rikthimin e karantinës 2 javore për qytetarët që vijën nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se duhet ta drejtojë Partinë Demokratike pas 13 qershorit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shantazhuan dhe përdhunuan një 15-vjeçare, në pranga 5 persona në Lezhë,  nga 17 deri në 44 vjeç