6 marsi, mbështetësi i Berishës, Shehu: Koalicion të gjerë (me LSI dhe partitë e vogla)! Pampuri: Kandidatët e PD janë përzgjedhur! Hitaj: Basha-Berisha jo me kandidat të përbashkët

Sali Berisha do të bashkëpunojë me LSI dhe partitë e tjera të vogla opozitare për 6 bashkitë e vendit. Edhe pse vetë grupi i Berishës e ka ende të paqartë logon me të cilën do të dalin, janë të sigurt se me to do të jetë LSI. Tritan Shehu nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, se të dielën zhvillohen “Primaret” e mbështetësve të Berishës për të zgjedhur emrat në 6 bashkitë. Edhe pse grupi i Berishës ende nuk ka një logo për këto zgjedhje, një gjë është e sigurt, nuk do të jetë logo e PD.

“Ne do paraqitem me kandidatë të votuar nga anëtarësia e PD. Për t’i dhënë rol bazës, çdo individi. Kandidatët të jenë të mbështetur nga një koalicion i gjerë. Do të japi sukses, sepse përzgjedhja është bërë nga baza e PD ndryshe nga çdo herë tjetër. Do shkohet në formën e një koalicioni të forcave opozitare që mbështesin kandidatin e PD të dalë nga primaret. Koalicion opozitar. Aleatët që po negociohet do t’i shikoni ditën që do shpallen. Nuk mund t’i them. Mund të vijë kushdo që të kandidojë, mjafton që të thotë unë jam opozitar.”-deklaroi Shehu.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e renditur në krah të Bashës, tha se kandidatët e PD janë përzgjedhur dhe brenda pak ditësh do të bëhen të ditur emrat e garuesve për zgjedhjet e 6 marsit.

"Kandidatët janë përzgjedhur, pritet vetëm publikimi. Brenda pak ditësh do publikohen"-tha Pampuri

Analisti Plator Nesturi deklaroi se Partia Socialiste është në pozita komode për shkak të zhvillimeve të opozitës dhe Partisë Demokratike në veçanti, e cila është ndarë në dy grupe, të Bashës dhe Berishës. Nesturi deklaroi se PS duket se po luan me lojtarë rezervë.

“PS s’ka pse të shqetësohet. Në këto zgjedhje, duke parë situatën ku ndodhet PD, duket se PS po luan me lojtarë rezervë. Nuk janë figura që mund të përbënin një betejë jetë a vdekje. Janë për një mandat që edhe një vit ngelet. Meta që u shqetësua për qytetarët, ju deshën 3 vjet për t’a shpallur. Meta është bërë pjesë e asaj çfarë do jetë pasi të mos jetë më president. PS po luan me lojtarë rezervë se nuk shqetësohet për këtë gjë. Ndërsa për bashkinë e Lushnjës, Saimir Korreshi, që drejton rrethin e Lushnjës, i ka hapur dyert të dyja palëve. ‘Foltorja’ ka gjetur vend brenda godinës së Partisë Demokratike. Ka pasur tentativa për të pasur një kandidat të përbashkët.”-tha Nesturi.

Jursti Ledio Braho, është i mendimit se ndarja mes opozitës do sjellë kandidaturat më të forta se në kohë të tjera.

"Do jenë kandidaturat më të mira të mundshme. Se si përkthehen në vota, mbetet për tu parë. Kujtojmë se në 2019 dhe sot nuk ka asnjë bashki PD. Palët kanë ende kohë për të diskutuar. Më e mira është që të kenë një kandidat. Nga 2019 që ishin jo pluraliste, në pjesën dërrmuese kishte vetëm një kandidat."-tha Braho.

Gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj, deklaroi se PD erdhi në këtë pikë pas ultimatumit të SHBA

“Ambasadorja Kim, besoj dhe jam i sigurt që një nga pikat në tryezën e diskutimeve sot, ka qenë që të mos futen me kandidatë të përbashkët. Escobar tha se e ardhmja nuk është Berisha që do të thotë se palët nuk do jenë në zgjedhje me kandidatë të përbashkët. Është një fantazi dhe tezë mediatike.”-tha Hitaj.

I pyetur nëse i intereson ish-kryeministrit Sali Berisha të futet në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, Hitaj tha se në këtë situatë është aq e pamundur pasi Berisha nuk do futej në një aksion që dihet rezultati.

“Të futesh në negociatë kur e di shumë mirë që nuk të pranon pala tjetër, Berisha e di shumë mirë këtë gjë. SHBA-të janë në mes të palëve. Para se Berisha të shkojë te Basha duhet të kalojë te Ambasada Amerikane.”-tha Hitaj.

Ndërsa deputeti i PS për Dibrën, Lavdrim Krashi, theksoi se ditën e martë Partia Socialiste do të prezantojë edhe kandidatin për Bashkinë e Lushnjës.

“Të martën prezantohet kandidati për Lushnjën, besoj jemi brenda të gjithë afateve. Sot u prezantuan 5 nga 6 kandidatët që duhen për zgjedhjet e 6 marsit. Zgjedhjet janë detyrimi numër një kushtetuese dhe e drejta e çdo personi për të zgjedhur.”-tha Krashi.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër. Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot 5 nga 6 kandidatët për kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. PS zyrtarizoi emrat për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë, por jo për Bashkinë Lushnjë, ku duket se debatet kanë qenë të forta mes socialistëve për emrin që do të zgjidhej. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj