Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me gafat e tij për shkak të nivelit të ulët të njohurisë mbi matematikën. Në një prononcim për mediat, Basha foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së, dhe gjatë fjalës së tij tha se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD-së, Lulzim Basha bën gafa të tilla teksa përpiqet të japë shpjegime për ekonominë.
Më herët ai ka ngatërruar edhe datat gjatë homazheve nga "Varrezat e Dëshmorëve", ku duke dashur që t'i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.
Ngatërresat e tij janë kapur edhe nga kryeministri Rama, i cili bën ironi me gafat e Bashës.
Ndërkohë në lidhje me gafën e tij të fundit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e Bashës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Gafa e Bashës '6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim', Rama ironizon: Ti je Artist nuk them kot unë
Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje gafën Lulzim Bashës teksa po shpjegonte planin me 5 pika të partisë së tij.
Kreu i PD-së tha gjatë prononcimit për mediat se "6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim". Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se Basha është artist, duke ironizuar programin, por edhe zgjedhjet në PD. Sipas kryeministrit, Lulzim Bashës nuk i kanë dalë llogaritë në rregull në asnjë rast.
"6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD. Ti je Artist nuk them kot unë", shkruan Rama.