6 qarqe 'të vdekur' dhe në 6 ka 'luftë', analiza se ç'po ndodh me numërimin e votës në zonat me lëkundje

6 qarqe 'të vdekur' dhe në 6 ka 'luftë', analiza se ç'po ndodh me numërimin e votës në zonat me lëkundje

Foto ilustruese

Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Kukësi tashmë ka përfunduar dhe surpriza nuk ka. Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike e ka ruajtur bastionin e saj duke marrë 2 mandate përballë 1 të Partisë Socialiste.

Gjithashtu kemi një garë thuajse të mbyllur sa i përket mandateve në qarqet Lezhë (4 PD dhe 3 PS), Fier (9 PS dhe 6 PD), Berat (4 PS, 2 PD dhe 1 LSI), Gjirokastër (3 PS dhe 1 PD) dhe Vlorë (8 PS dhe 4 PD).

Por ka disa qarqe që janë ende në garë dhe mund të ketë një përballje që të ofrojë surpriza:

Elbasan

Aktualisht në Qarkun e rëndësishëm ndarja e 14 mandateve është 9 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike.  PD me 0.2% më shumë vota do t'i merrte një mandat PS-së, por në Qendrat e Votimit që ende nuk janë numëruar, sipas votave të zgjedhjeve të vitit 2017, PS ka një depozitë prej 16,800 votash kurse PD prej 14,700 votash. Po t'i reflektosh këtyre numrave trendin e këtij viti për këtë qark dhe njësite e tij, ku PS ka një rritje prej 11.7% kurse PD një rënie prej 3%. Ndaj sipas projeksionit diferenca thellohet akoma më shumë dhe PS ruan mandatin.

Tiranë

Aktualisht në Tiranë ndarja e mandateve është e tillë: 18 PS, 15 PD, 2 LSI dhe 1 PSD.  PS ka nevojë vetëm 0,5% vota me shume për të arritur mandatin 19-te në kurriz të PD-së.

Në Qendrat e Votimit të panumëruara, nëse do të merren në analizë votat e vitit 2017, PS ka një depozitë prej 108,440 votash ndërsa PD një depozitë pre 76,480 votash. Duke i reflektuar ndryshimin e 2021, ku PD ka një rritje rreth 4% ndërsa PS është pothuajse ne vend, shtimi i këtyre votave për secilën parti, e le përqindjen thuajse të pandryshuar. Mandati në këtë qark do të luhet deri në votën e fundit.

Dibër

Aktualisht në Dibër kemi një rezultat të ngushtë me ndarje të mandateve 3 për PD dhe 2 për PS.

Dibra ka numër tek mandatesh, 5, dhe meqë vetëm dy parti luftojnë për to, një vote e vetme me shume përkthehet në një mandat. Do të jetë një gare e forte deri ne kutitë e fundit, me PD që ka një avantazh të lehtë.

Durrës e Korçë

Në Qarkun e Durrësit ndarja e mandateve është 8 me 6 dhe në Qarkun e Korçës 6 me 5, në të dyja rastet kryeson Partia Socialiste.

LSI ka nevojë për 0.3% për t'i marrë një mandat PS-së, por depozita e votave përshtatur me trendin e këtij viti në të dy qarqet, sugjerojnë që LSI do të humbëse përqindje në të dy qarqet, dhe PS do ruajë mandatin.

Shkodër

Në këto momente 11 mandatet e Korçës janë të ndarë në këtë mënyrë: 3 PS, 5 PD, 1 LSI dhe 2 PSD. PD do të tentoje deri në fund t'i marrë një mandat PSD-se për ta çuar rezultatin në 3-6-1-1. Duke qene se PSD është një lojtar i pazakontë, është e vështirë të bëhen parashikime, por gjasat janë që ta ruaje mandatin e dytë në Shkodër.

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën