60 piktorë në ‘udhëtim’ me Edward Lear, piktori Buza: Janë tablo me motive nga atdheu

"Për turistin e pamësuar Shqipëria është një rebus nga më të ngatërruarat. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra Epir, Molosët, Tesprotët etj., kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive administrative turke dhe pashallëqet... Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca – grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca, fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të korkolepsura, sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shastisës, nëse nuk do i vinin në ndihmë librat"... kështu do ta përshkruante në ditarin e tij Edward Lear në vitin 1848 vendin tonë.

Ndërsa, do të realizonte edhe 100 akuarele dhe litografi nga Jugu në Veri, si në Elbasan, Tiranë, Shkodër, Durrës,Kavajë, Himarë apo Gjirokastër,  që këto ditë janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Janë 60 tablo që kanë realizuar 60 artistët shqiptarë, si Kujtim Buza, Pashk Përvathi edhe shumë të tjerë, që kanë ecur në gjurmët e tij. Buza e cilëson këtë iniciativë shumë të vlefshme, sepse i dedikohet një poeti edhe piktori, si Lear, që e deshi vendin tonë.

“Kjo ishte një iniciativë shumë e bukur, sepse është një iniciativë në respekt të piktorit Edward Lear, që erdhi në vendin tonë për të pushtuar shpirtra edhe jo vendin me armë, erdhi me penel edhe me laps, duke i dhënë vendit tonë një tufë me punime jashtëzakonisht të bukura, në kohën kur ne kishim Kol Idromenon, që punonte “Motrën Tone”, Lear punonte peizazhe në natyrë”.

Buza teksa na rrëfen se tablotë e këtyre artistëve janë për atdheun, shton se këto motive do të jenë përherë në vëmendjen e piktorëve.

“Unë nuk kam pikturuar vetëm Gjirokastrën, që është një atelie e jashtëzakonshme, një vend që të emocionon me të vërtetë. Për këtë tablo u bashkova me piktorin Bashkim Ahmeti edhe vendosëm që të bënim një Gjirokastër mbi 3 metra, por këtu sjellim këtë variant. Në tablotë e mia është atdheu im i parë tërësisht. Dikush mendon se janë kapërcyer këto kohëra, për piktura me motive nga vendet e bukura të atdheut, por kurrë nuk do të kapërcehet. Kështu ka bërë Vangjush Mio, Simon Rrota, po ne përse mos të bëjmë, kur ata janë mësuesit tanë. Ne pranojmë edhe mënyrat e reja, por këto piktura janë bio, me ‘miza’, ‘bar’, kanë ‘dhera’ nga natyra. Prandaj, të krijon emocione të vërteta”, përfundon piktori i njohur Kujtim Buza.

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” vazhdon të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë