Sondazhi i fundit i Piepolit 1 javë para zgjedhjeve: PS fiton në 8 qarqe, merr shumicën deri në 73 mandate! PD-AN kryeson në 4 qarqe, LSI tkurrje nga 2017

TIRANË- 48-52% e shqiptarëve do të votonin për Partinë Socialiste nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Është ky rezultati i sondazhit të 7 dhe të fundit të institutit italian Piepoli transmetuar në emisionin 'Repolitix' në Report TV. Kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga procesi zgjedhor, qytetarët shqiptarë votojnë në shumicë për Partinë Socialiste duke i dhënë në zgjedhjet e 25 prillit 69-73 mandate deputetësh. Ndërsa 39-43% të qytetarëve të pyetur janë përgjigjur pro koalicionit PD-AN, thënë ndryshe 46-58 mandate, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017.  Sipas sondazhit parashikohet që LSI të marrë 3.5 deri në 7.5% të votave ose 8-10 mandate duke shënuar tkurrje të ndjeshme nga zgjedhjet e 2017. Parashikohet që në zgjedhjet e 25 prillit PSD e Tom Doshit të fitojë një mandat, sikurse dhe Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit. Secila nga këto parti parashikohet të marrin nga 0-2% të votave.

Të pyetur se si e gjykojnë mandatin e dytë të qeverisë Rama 57% e shqiptarëve  japin notë pozitive kundrejtë 43% që e cilësojnë qeverisje të keqe. 56% e shqiptarëve e vlerësojnë me notë negative aksionin opozitar të 4 viteve të fundit.

Po si parashikohet të ndahen mandatet në 12 qarqet e vendit? Sipas të dhënave të sondazhit socialistët fitojnë 8 qarqe në Shqipëri nga 12 gjithsej ndërsa demokratët do të ruajnë shumicën në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Nëse do të votohej sot në Tiranë PS fiton 49-53% të votave ose ndryshe 18-20 mandate deputetësh jo vetëm duke ruajtur rezultatin e vitit 2017, por edhe duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3 mandate. Ndërkohë që surpriza është Nisma Thurje, e cila do të merrte 1-3% të votave ose përkthyer në mandate 0-1 mandate. Në garë për mandat në kryeqytet është edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.

Edhe në Durrës fitojnë socialistët me 6-8 mandate, aq sa është projeksioni i PS ku i 8 në listë për herë të parë në këtë qytet kandidon kryeministri Rama. Ndërkohë që PD-AN parashikohet të marrë 40-44% ose 5-7 mandate deputetësh. LSI parashikohet të marrë 2 deputetë në Durrës.

Partia Socialiste kryeson bindshëm me votë dhe me mandate në qarkun e Elbasanit.  Demokratët do të vijojnë ta mbajnë si bastion qytetin e Shkodrës duke fituar 49-53% të votave që ndryshe përkthehen në 5-7 mandate deputetësh nga 11 që ka gjithsej. Partia Demokratike del forcë e parë në qarkun e Lezhës, ku nëse do të bëheshin zgjedhjet sot ajo do të merrte nga 51-55% të votave, ose e përkthyer në mandate 3-5. Nga ana tjetër, Partia Socialiste do merrte 2-4 mandate, ose 37-41% të votave.  PS ka njohur një rritje në qarkun e Fierit, ndërsa në garë për një mandat është Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit si edhe Nisma Thurje.

Të pyetur për sjelljen e presidentit Meta dhe përfshirjen e tij në fushatë 43% e shqiptarëve e vlerësojnë shumë negative dhe 20% mjaftueshëm negative.

Instituti Piepoli realizon prej 60 vitesh sondazhe në Itali për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare. Edhe këtë vit kishte partner në Shqipëri Report Tv dhe 7 sondazhet e fundit ishin pjesë e marrëveshjes mes palëve për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Lexo edhe:
SONDAZHI I PARË I PIEPOLIT
SONDAZHI I DYTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I TRETË I PIEPOLIT

SONDAZHI I KATËRT I PIEPOLIT
SONDAZHI I PESTË I PIEPOLIT
SONDAZHI I GJASHTË I PIEPOLIT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Kukësin e merr PD, ruan bastionin e saj historik

1618780594_18.jpg

PD me aleatët vijojnë të ruajnë Kukësin edhe në sondazhin e fundit të Piepolit 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit. PD me aleatët pritet të marrin 2 mandate dhe një të shkojë për PS, nga 3 deputet që nxjerr gjithsej qarku i Kukësit për t’i përfaqësuar në Kuvend. Nëse do të votohej sot, PS do të merrte 36-40 % të votave dhe PD me aleatët 54-58 % të votave. Ndërsa partitë e tjera si LSI apo ajo e Jozefina Topallit nuk arrijnë të marrin mandate në këtë qark.

Ora 23:16
Rang kombëtar/ 1 javë para 25 prillit, shqiptarët i japin PS-së mandatin e tretë! Asnjë ndryshim këto 11 ditë për 3 partitë e mëdha

Nëse do të votohej sot, PS fiton shumicën e ulëseve në Kuvendin e ardhshëm, me 73 mandate në rang kombëtar. Sipas sondazhit të fundit të Piepolit për Report Tv, PS mund të marrë 48-52 % të votave e përkthyer deri në 73 mandate. Edhe PD me aleatët edhe pse nuk përbëjnë shumicën, kanë shënuar rritje krahasuar me 2017 ku në këto zgjedhje pritet që të marrin deri në 58 mandate ose 39-43 % të votave në rang kombëtar. LSI pëson tkurrje të madhe krahasuar me zgjedhjet e 2017, ku pritet të marrë në skenarin më të mirë deri në 10 mandate, nga 19 që siguroi në 2017. Për një mandat në rang kombëtar luftojnë dhe partia e Jozefina Topallit, Nisma Thurje dhe PSD e Tom Doshit. Edhe pse PS fiton shumicë, në fund fjalën do e thotë qytetari me votën e tij në kutitë e votimit më 25 prill.

Ora 23:11
Në Gjirokastër gara është e fortë, PS-PD dhe LSI luftojnë fortë për të ndarë 4 mandatet

Edhe në Gjirokastër duket se favorite për të fituar shumicën është Partia Socialiste. Sipas sondazhit të fundit të Piepolit, një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se qytetarët në qarkun Gjirokastër do t’i japin PS deri në 3 mandate ose 45-49 % të votave. Ndërsa PD me aleatët në rastin më të mirë mund të luftojnë për dy mandate në Gjirokastër ku pritet që të marrin 37-41 % të votave. Edhe LSI Lufton për një mandat në Gjirokastër me 6.5-8.5 % të votave. Qarku i Gjirokastrës nxjerr 4 deputet, ku PS mund të arrijë të marrë 3 aq sa ç’është edhe synimi i saj, por edhe nëse PD do të siguronte rezultatin më të mirë të saj ajo do të merret vetëm 2 mandate.

Ora 23:08
PS fitore të madhe në Berat, mund të marrë 5 nga 7 mandate gjithsej! LSI në garë për 2 deputetë

Sipas sondazhit të fundit të Piepolit për Report Tv për zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët e qarkut Berat do i siguronin shumicën Partisë Socialiste. PS Lufton në Berat për 5 mandate duke marrë 56-60 % të votave, ndërsa PD me aleatët luftojnë për 3 mandate ose 29-33 % të votave. Edhe pse LSI është goditur shumë në qarkun e Beratit me ‘rrjedhjet’ e shumë anëtarëve të saj duke iu bashkuar PS, duket se përpjekjet vijojnë për të marrë 0-2 mandate, por jo të sigurta. Megjithatë gjithçka pritet të shihet ditën e votimit më 25 prill, ku qarku i Beratit nxjerr 7 deputetë dhe PS duket se është favorit për të marrë numrin më të madh të tyre. Ajo që vihet re te partitë nga sondazhet e kaluara të Piepolit për 25 prillin, PS dhe PD me aleatët kanë pësuar rritje të lehta me nga 1 %, ndërsa LSI shënon zbritje ose qëndrim në të njëjta kuota.

Ora 23:03
Gara e fortë mes dy partive të mëdha në Dibër, por PD merr numrin më të lartë të mandateve

Nëse qytetarët e Dibrës do të votonin sot PD së bashku me aleatët do të merrnin deri në 4 mandate ose 50-54 % të votave. Gjithashtu edhe PS lufton fort për 3 mandate në skenarin më të mirë, por që në përqindje votash është më poshtë se PD me aleatët pasi sipas sondazhit të fundit të Piepolit për Report Tv mund të marrë 38-42 % të votave. LSI dhe partitë e tjera duket se nuk arrijnë të marrin dot asnjë mandate, duke bërë që gara në këtë qartë të zhvillohet e fortë mes dy partive të madha, ku pretendentja kryesore është PD me aleatët.

Ora 22:55
PS thellon diferencën me PD-LSI në Korçë, krahasuar me 11 ditë më parë! Partitë e reja zero shans për të marrë mandat

Socialistët dalin forcë e parë në qarkun e Korçës. Nga 11 mandate që ka ky qark, PS merr deri në 7 mandate nëse do të votohet sot pasi merr 51-55%. PD merr maksimumin e saj 5 mandate e ndërsa LSI është në garë për 0-2 përfaqësues në Kuvend. Ajo që vihet re është se PS ka një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin e kaluar të 7 prillit nga Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, e ndërsa PD dhe LSI mbeten në të njëjtat kuota. Partitë e reja në këtë qark mbeten të papërfaqësuara pasi nuk sigurojnë votat e mjaftueshme për të marrë minimumi një mandat.

Ora 22:50
Vlonjatët të paluhatur, PS-PD-LSI asnjë ndryshim nga sondazhi i kaluar i 7 prillit

1618779062_13.jpg

Në qarkun e Vlorës, nuk ka asnjë lëvizje mbi mandatet që do të marrin partitë politike krahasuar me sondazhin e kaluar të Piepolit. PS arrin deri në 8 mandate, aq sa janë prtishmëritë e socialistëve ku kreu i qeverisë renditet në këtë pozicion, PD deri në 3-5 mandate e ndërsa LSI 0-1. Partitë e reja nuk kanë asnjë shans për të marrë një deputet në këtë qark.

Ora 22:45
Ka surpriza në Fier, në garë për mandat Nisma Thurje dhe partia e Topallit! PS dhe PD rritje krahasuar me sondazhin e kaluar

1618778908_12.jpg

Fieri është një prej qarqeve të mëdha në vend, ku nuk janë vetëm 2 apo 3 forca politike në garë për mandat. Në Fier kanë shanse për të marrë një mandat edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit si edhe Nisma Thurje. PS ka njohur një rritje në qarkun e Fierit krahasuar me sondazhin 7 prillit të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Referuar të dhënave, PS merr 50-54% të votave nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, ndërsa në sondazhin e kaluar merrte 49-53%. Sa i përket Partisë Demokratike, edhe ajo ka pësuar një rritje nga 33-37% që ishte sondazhin e kaluar në 34-38% në sondazhin e ditës së sotme. LSI mbetet në të njëjta kuota, që merr nga 2-6% të votave ose e përkthyer në mandate llogaritet deri në 2 karrige në parlament.

Ora 22:28
PD forcë e parë në Lezhë, PS merr deri në 4 mandate! Asnjë ndryshim nga sondazhi i kaluar i Piepolit

Partia Demokratike është forcë e parë në qarkun e Lezhës, ku nëse do të bëheshin zgjedhjet sot ajo do të merrte nga 51-55% të votave, ose e përkthyer në mandate 3-5. Nga ana tjetër, Partia Socialiste do merrte 2-4 mandate, ose 37-41% të votave. Interesante është fakti që kjo % e votave nuk ka ndryshuar aspak krahasuar me sondazhin e bërë nga Instituti Prestigjioz i Piepolit, të transmetuar në 7 prill. Duhet thënë që Lezha është një nga ato qarqe në të cilat Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të arrinte dot të merrte ndonjë mandat edhe pse do të votohej nga 2-6%.

Ora 22:12
PD nuk ‘lëshon’ Shkodrën dhe thellon diferencën me PS! 3 forca të tjera politike në garë për mandat

1618776759_10.jpg

Sipas sondazhit të 7 të institutit Italian Piepoli demokratët do të vijojnë ta mbajnë si bastion qytetin e Shkodrës duke fituar 49-53% të votave që ndryshe përkthehen në 5-7 mandate deputetësh nga 11 qw ka gjithsej. Duke shënuan një pikë ngritje nga sondazhi i datës 7 prill ku parashikohej të fitonte nga 48-52% të votave dhe duke thelluar në këtë mënyrë diferencën me PS. Socialistët në Shkodër parashikohet të marrin 36-40% të votave ose 3-5 mandate, ndërsa në sondazhin e datës 7 prill PS merrte 37-41% të votave. LSI vijon të mbajë të njejtën mbështetje me 2-6% që përkthehet në 0-1 mandat deputeti, por që tkurret ndjeshëm krahasuar më zgjedhjet e 2017 kur fitoi 11.68%. PSD e Tom Doshit parashikohet të marrë 1-3% të votave ose 1 mandat deputeti. Edhe Lëvizja për ndryshim e Jozefina Topallit parashikohet të marrë 1-3% të votave dhe një mandat deputeti.

Ora 21:41
Në rënie LSI në Elbasan, rrezikon mandatin! PS rritet dhe mund të marrë deri në 9 mandate nga 14, PD në të njëjtat kuota

1618774917_9.jpg

Elbasani është një prej atyre qarqeve ku nuk ka histori. Partia Socialiste kryeson bindshëm me votë popullore dhe me mandate. Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.  Edhe LSI do të ishte në garë në mandat edhe pse në këtë sondazh të fundit ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill. Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

Ora 21:31
PD ngushton diferencën, por PS vijon forcë e parë! Ja si do ndaheshin 14 mandatet e Qarkut Durrës nëse votohej sot

1618774315_8.jpg

Në Durrës Partia Demokratike dhe koalicionin 'Aleanca për Ndryshim' ka ngushtuar diferencën me Partinë Socialiste, edhe pse kjo e fundit merr besimin me një shumicë të rëndësishme prej 47-51% të votave ose 6 deri në 8 mandate. PD-AN është rritur me 2% duke shkuar në 40-44% ose 5-7 mandate deputetësh. Sipas sondazhit të Piepolit për LSI-në do të votonin 2-6%, e njëjta matje si në sondazhin e 7 prillit, dhe partia e Kryemadhit është në garë deri në 2 mandate. Ndërkohë që në këtë qark përqindje të rëndësishme votash do të merrnin forca politike si Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim por që pa qenë në garë për përfaqësues në Kuvend.

Ora 21:11
Të njëjtat përqindje si në sondazhin e kaluar/ Thuajse stanjacion në Tiranë, kryeqytetasit e kanë ndarë mendjen për kë do votojnë! PS fiton bindshëm

Në Tiranë duket se votuesit e kanë ndarë mendjen për votën. Nga sondazhi i publikuar nga Instituti Piepoli në Report Tv rezulton e njëjta matje opinioni në datë 7 prill, të paktën për 3 forcat më të rëndësishme politike. Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh. Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3 mandate. Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2017 LSI ka fituar në 5 mandate me një përqindje votash gati 13.45%. Të vetmet që kanë lëvizur krahasuar me sondazhin e para 11 ditëve janë partitë e vogla. Konkretisht në këtë sondazh të ditës së sotme, PSD ka një rritje me 1 pikë përqindjeje duke shkuar në 0-2%. Ndërkohë që surpriza është Nisma Thurje, e cila do të merrte 1-3% të votave ose përkthyer në mandate 0-1 mandate. Në garë për mandat në kryeqytet është edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit e cila nëse do të votohej sot do të merrte 0-2% të votave.

Ora 20:56
Presidenti i përfshirë në debat të ashpër me mazhorancën, vetëm 1 nga 5 shqiptarë është dakord me sjelljen e Metës

1618772226_3.jpg

Vetëm 22% e qytetarëve shqiptarë e vlerëson atë që është duke bërë në këtë periudhë me protagonizmin e tij Presidenti Ilir Meta. Pra gati 1 në 5 shqiptarë të pyetur, të pyetur nga Instituti Piepoli se si e vlerësojnë sjelljen e tij, janë dakord me aksionin e tij.  Në sondazhin e bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, 63% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit. Pjesa tjetër, pra 15% nuk kanë një mendim konkret.

Ora 20:21
Aksioni opozitar në 4 vite e fundit, vetëm 29% e shqiptarëve i vlerësojnë të mira zgjedhjet e Bashës e Kryemadhit! 56% notë negative

Vetëm 29% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet e bëra nga liderët e opozitës së bashkuar në këto 4 vitet e fundit kanë qenë të duhurat. 10% i kanë cilësuar të shkëlqyera ndërkohë që 19% të mira. Ka një 15% që i konsiderojnë të mjaftueshme ndërkohë që 56% nuk kanë qenë dakord me veprimet e Lulzim Bashës dhe Kryemadhit. Kujtojmë se në këto 4 vite opozitës Basha dhe Kryemadhi kanë marrë vendime të tilla si lënia e mandateve apo mosfutja në zgjedhjet lokale, 2 vendime ekstreme që siç duket nuk janë vlerësuar nga shumica e qytetarëve.

Ora 20:10
Mandati i dytë i Edi Ramës, 57% e shqiptarëve  japin notë pozitive, 43% e cilësojnë qeverisje të keqe

Si e gjykoni këtë mandat të dytë të Qeverisë Rama? Ka qenë kjo pyetja e parë që Instituti Piepoli i ka drejtuar shqiptarëve në këtë sondazh të fundit pak ditë para 25 prillit. 57% e të pyeturve i kanë dhënë notë pozitive, respektivisht 19% shkëlqyeshëm, 27% mirë dhe 11% mjaftueshëm. Ndërkohë që 43% e shqiptarëve e kanë cilësuar të keq këtë mandat të dytë, me 10% dobët dhe 33% keq.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Atentate mafioze dhe vrasje, a ndiheni të rrezikuar nga kriminaliteti në rritje?

Komento

Komente

  • Orlando Pelivani: 19/04/2021 20:13

    Partia Socialiste me e mira per momentin!

    Përgjigju
  • goni: 19/04/2021 01:12

    obobo cna gjeti .... dhe 4 vjet lulushi ne gjum eee... hajt do bejm si do bejm tashi .... naten e mir lulush

    Përgjigju
  • Ana: 18/04/2021 23:16

    O staf i nderuar po jepeni komentin tim jetojme ne kohen kur e drejta e fjales eshte e drejta e cdo kujt

    Përgjigju
  • Haruni: 18/04/2021 22:28

    Po shkuar me mendjen e Frrokut MASHTRUESI Rama del fitimtare

    Përgjigju
    • Lyl mashtruesi: 18/04/2021 22:48

      Edi Rama eshte fitimtar se e voton populli



×

Lajmi i fundit

John

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni