‘Vendosni himnin kombëtar para çdo seance’. Kjo ishte vetëm një nga këshillat që Kuvendi mori në ditën e rinisë, nga gjimnazistë dhe studentë që u mblodhën në sallën plenare.
Të rinjtë vunë theksin tek një problem madhor, i cili po prek brezin e tyre, duke kërkuar ndihmë nga familja, shkolla dhe shoqëria.
'Shëndeti mendor të jetë prioritet', tha Marseldo Keti, gjimnazist.
Një nga deputetet më të reja në Kuvend, Erjona Ismaili i këshilloi të rinjve se si t’i përballojnë këto situata.
'Kërkoni ndihmë, mos tallni të tjerët', tha ajo.
Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila drejtohet nga Sara Bodo. Ajo ishte drejtuese e forumit rinor demokrat në Vlorë, por në 11 maj, kaloi me Partinë Socialiste.
Komente










