Aksidenti i djeshëm në Lezhë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 6 të tjerë, ndodhi për shkak të  papërgjegjshmëri së dy vëllezërve, drejtues në dy mjete të ndryshme.

Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori i Qarkullimit Rrugor Mit'hat Tola, sipas të cilit shkaku kryesor i aksidentit ishte mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, pasi dy vëllezërit edhe pse udhëtonin me familjarët e tyre bënin manovra të rrezikshme e për pasojë duke shkaktuar edheaksidentin.

“Parakalimi i gabuar ishte shkaku kryesor i aksidentit të mbrëmshëm në Lezhe, ku si pasojë e tij një emigrant kosovar humbi jetën ndërsa po kthehej për pushime pranë familjes se tij, ndërsa u plagosën rëndë disa persona të tjerë, mes tyre edhe 2 fëmijë”, tha Tola.

"Ju bëj thirrje të jeni më të kujdesshëm.Vendosni rripin e sigurimit. Kujdes me pijet alkolike. Ne do të vijojmë me kontrollet dhe ndëshkimet. Qytetarët që udhëtojnë nga jashtë në Shqipëri ose anasjelltas duhet të gjejnë kohë të pushojnë pasi kemi konstatuar shumë aksidente si pasojë e lodhjes. Prezente janë edhe tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit prandaj duhet më shumë kujdes"shtoi Tola.

Për të shmangur aksidente të tilla policia do të përqëndrohet në patrulla shtesë në zonat me rrezik të lartë si dhe do të nxirret në terren të gjithë radarët e policisë.

Masa e marra nuk janë për të ndëshkuar, por për të parandaluar aksidentet.

Aksidenti në të cilin u përfshirë tre makina ndodhi pasditen e djeshme rreth orë 18:33 në aksin rrugorë Lezhë – Shkodër, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë u plagosën.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com