​Akuza dërgon në gjykatë
dosjen e Hatisë për ekstradim

Që nga dita e premte, prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjykatën e rrethit kërkesën për ekstradimin në Itali të Alket Hatisë.

Për këtë ngjarje dy ditë më parë, gazeta ”Shqiptarja.com” publikoi vendimin e gjykatës së Apelit të Milanos, që ka dënuar Hatinë me 20 vite burgim si dhe kërkesën e autoriteteve të drejtësisë italiane që kërkojnë ekstradimin e Hatisë.Tashmë çështja i ka kaluar për gjykim gjykatës së Durrësit, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e akuzës.

Alket Hatija u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të një dënimi me 20 vjet burg, të dhënë në shtator 2016 nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Arrestimi dhe lirimi i Hatisë
Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” për qëllime ekstradimi përballë gjykatës, por gjyqtari Petraq Çurri urdhëroi lirimin e Hatisë me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë. Prokuroria apeloi vendimin dhe theksoi se me argumentin për Alket Hatinë, gjyqtari Çurri kishte bërë “ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”.

Vendimi i lirimit shkaktoi revoltë edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku ministri Gazmend Bardhi kërkoi procedim disiplinor dhe inspektoriati i KLD-së e miratoi këtë kërkesë.

Në seancën e masës së sigurisë, të zhvilluar në Gjykatën e Apelit të Durrësit, Prokuroria paraqiti si provë edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese të “arrestit me burg” për qëllime ekstradimi për Alket Hatinë. Megjithatë, largimi dhe fshehja e të kërkuarit e ka vështirësuar punën për kapjen e tij.

KLD ka nisur inspektim në gjykatë
Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 korrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë.

Inspektoriati i KLD-së u vu në lëvizje nga një ankesë e ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi pasi Gjykata e Durrësit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Hatisë, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të dënimit me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”.

Në vendimin e nisjes së procedimit disiplinor, kryeinspektorja Marsida Xhaferrllari argumenton se si rregull, pretendimet ndaj gjykatës i nënshtrohen kontrollit gjyqësor nga një gjykatë më e larë. Megjithatë, ajo gjykon se ankesa e ministrit të Drejtësisë ka të dhëna të mjaftueshme dhe “dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer”.

Qëllimi i hetimit disiplinor është të konstatojë nëse ka shkelje të rënda profesionale nga ana e gjyqtarit- të tilla që të mund të diskretitojnë pozitën dhe figurën e tij.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis