​Dhurimi i gjakut, rezultatet e një viti,
studentët dhuruesit kryesorë 

​Dhurimi i gjakut, rezultatet e një viti,<br />studentët dhuruesit kryesorë 
TIRANE-Dhurimi vullnetar i gjakut si dhe dhurimi familjar kanë siguruar gjak në bankat e gjakut në masën 100% për të sëmurët talasemikë.

Periudha më e vështirë për ta është vera, pasi studentët që janë edhe dhuruesit kryesorë kthehen në shtëpitë e tyre. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 30 814 dhurime, prej tyre 71 % e tyre kanë qenë dhurime nga familjarët në bankat e gjakut në spitalet e kryeqytetit.

Në vendin tonë, në qendrën e transfuzionit të gjakut për vitin e kaluar ka pasur 30 814 dhurime gjaku, vullnetar dhe familjar. Dhe prej tyre 5326 kanë qenë prej dhurimeve falas, të cilat kanë bërë të mundur që të sëmurët talasemikë në kryeqytet të sigurojnë gjakun në masën 100%. Kjo u deklarua nga doktor Kristo Raca, pranë qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut.
 
"Gjaku që dhurohet vullnetarisht është 100% në dispozicion të talasemikëve", tha doktor Raca.
 
Shqipëria ende nuk njeh dhurues vullnetarë gjaku të rregullt, ata vazhdojnë të jenë sporadikë, ose dhurues që ju përgjigjen fushatave të sensibilizimit.
 
Akoma nuk është bërë, është si stereotip që të vijnë të dhurojnë gjak me dëshirën e tyre, ka raste por janë sporadike. Gjithë gjaku merret nga promocione që bëhet nga “Kryqi i Kuq” me institucionet e tjera”, u shpreh Raca.
 
Tirana ka 2 vjet që nuk grumbullon më gjak me pagesë, dhe sipas doktor Raca, kjo ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në numrin e dhuruesve por edhe në cilësinë e gjakut.
 
Për Tiranën është hequr, ka dy vite që është hequr, më mirë që është hequr, nuk ndikon fare sepse kemi rritje në krahasim me vitin e kaluar, dhe gjaku që dhurohet vullnetarisht është gjaku më i sigurt", u shpreh doktori.
 
Dhuro gjak, shpëto një jetë, një individi të shëndetshëm i kushton vetëm 10 min nga koha e tij. Ndaj edhe në prag të fillimit të verës bëhet thirrja që dhurimi i gjakut të vazhdojë, kjo pasi në verë, talasemikët hasen me një vështirësi më të madhe.
 
"Për muajt e verës siç është periudha gusht-shtator mbase dhe pak tetori, jemi pak më dobët për sa i përket neutralizimit të kërkesave, megjithatë talasemikëve asnjëherë nuk iu ka munguar asnjë qese gjak", tha Raca.
 
Numri më i madh i të sëmurëve talasemikë është në Lushnjë me 200 persona dhe Tirana me 127 dhe sigurimi i gjakut për ta kryesisht vjen si rezultat i dhurimit nga ana e studentëve, të cilët zënë edhe vendin e parë në dhurim. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit