Dua Lipa sjell klipin e ri muzikor, “Room for 2”. Kjo këngë pritet të jetë pjesë e albumit të parë në karrierë të këngëtares shqiptare.

Siç shihni dhe nga pamjet, videoja është xhiruar në një dhomë të mbyllur dhe çdo gjë nis e mbaron aty. Realisht këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se albumin do ta nxjerrë në shitje gjatë muajit shkurt të vitit 2017, por ndërkohë mund të shijoni klipin e ‘Room for 2”.