DURRES-Një pikë karburanti është bërë pre e grabitjes në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, 3 persona kanë kërcënuar me pistoletë rojen e një karburanti në mbikalimin e Fllakës. Pasi kanë rrëmbyer shumën e parave ata janë larguar në drejtim të paditur me një makinë.
“Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, i kanë marrë xhiron ditore, rojeve të një karburanti, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 -200 000 lekë.
Autorët janë larguar me një mjet tip Ford.
Policia me të marrë njoftim shkoi menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, theksoi policia.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com