​Gafa/Propozimi i Bashës për taksat
Veliaj: Zgjohu plako, u bë që në jana

Me sa duket, kryetari i PD-sw, Lulzim Basha, është ende në gjumë ose së paku jeton jashtë realitetit.

Në vijim të takimeve elektorale, Basha propozoi dhe premtoi sot vendosjen e tabelave për dyqanet, të cilat paguajnë taksat e Bashkisë. Por, në fakt kjo deklaratë ka qenë edhe gafa e radhës e kryetarit të PD.
 
Që prej janarit, të gjitha dyqanet në Tiranë kanë nisur zbatimin e këtij rregulli të vendosur nga Kryebashkiaku Veliaj, por mesa duket Basha ende nuk i di nismat që zbatohen në kryeqytet.
 
Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kujtuar paraardhësit të tij që të zgjohet nga gjumi, pasi gjërat kanë ndryshuar brenda një kohe të shkurtër që kur Basha la karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
 
“PD propozon vendosje tabele për dyqanet që paguajnë taksat! Lul, zgjohu plako se e kemi bërë këtë në Tiranë që në Janar“, shkruan Veliaj. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga kjo foto e realizuar në një nga dyqanet e Tiranës, ku nisma ka marrë jetë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave