​George Michael ishte ‘zhdukur’
urrente pamjen e re që mori

​George Michael ishte ‘zhdukur’<br />urrente pamjen e re që mori
LONDER-George Michael kohët e fundit ishte fshehur, nuk shfaqej në publik dhe e urrente mënyrën sesi dukej në pamje. Vitin e kaluar edhe ceremoninë e Krishtlindjeve e ndoqi nga dritarja që ndodhej shumë pranë kishës në Oxfordshire.
 
Vetëm miqtë më të ngushtë ishin lejuar të hynin brenda banesës së tij.
Një prej vizitorëve më të rregullt të tij ka qenë shoku i tij i fëmijërisë dhe më i ngushti ndër vite, tekstshkruesi i këngëve, David Austin. Po kështu dhe motrat e tij Melanie e Yioda e vizitonin herë pas here.  

Edhe këto Krishtlindje, George nuk pranoi të shkonte në kishë. I dashuri i tij, australiani Fadi Faëaz, ishte parë në fshat ditët e fundit. Për Krishtlindje ai u gjet i vdekur në shtratin e tij në banesën me pamje spektakolare nga lugina e lumi.

Gjithë pyetja që lind është, pse George Michale urrente te dilte në publik?
Duke njohur karakterin e tij, miq të ngushtë thonë se, ai ishte pas perfeksionit. Shkëlqimi dhe bukuria humbën me kalimin e viteve dhe George Michael kohët e fundit po e vuante faktin që ishte mbi peshë.

‘George ishte tek perfeksioni, por situata i doli jashtë kontrollit. Në moshën 53 vjeç ai nuk gëzonte më pamjen e rinisë së dikurshme. Ishte i ndërgjegjshëm për këtë dhe për peshën e madhe që kishte vënë dhe e vuante tepër këtë fakt”, tha një burim i afërt me të, citon Dailymail.
 
Ai vuante dhe për shenjat e dukshme në qafë e kokë që iu bënë nga një aksident me makinë në vitin 2013, ku shumë besojnë se ai tentoi vetëvrasjen nën ndikimin e drogës.

[gallery]20313[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament