​Horoskopi për datën 11 Prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju

​Horoskopi për datën 11 Prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju
Njihuni si parashikohet të jetë dita juaj sot.
 
Dashi
Ditë e zakonshme ka për të qënë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni vetëm atë që do ndieni pa menduar për të ardhmen e largët. Beqarët do fillojnë histori dashurie fantastike dhe do ndihen më në fund të plotësuar. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e mire për ta. Në planin financiar nuk do ekzistoje ekuilibri, pasi do shpenzoni shumë të pamenduara.
 
Demi
Ditë e mbushur me momente te këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe do thurni ëndrra për të ardhmen. Beqarët duhet të largojnë nga mendja krijimin e një lidhjeje të menjëhershme sepse në të kundërt do lëndohen. Buxheti nuk do jete i qëndrueshëm kështu që mire do jete të mos shpenzoni shuma marramendëse.

Binjakët
Mjedisi yjor do ketë ndikim të madh tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Në çdo moment do ndiheni mire dhe do jeni gati të kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqarët do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe me shumë gjase kanë për të mbetur vetëm. Në planin financiar situata nuk do jetë shumë e qëndrueshme, prandaj do bëni mirë të shmangni shpenzimet e tejskajshme.

Gaforrja
Ata që janë në një lidhje do kalojnë plot momente pasionante gjatë kësaj dite dhe nuk do duan të shkëputen asnjë çast nga partneri i tyre. Çdo moment ka për të qënë fantastik. Beqarët duhet të luftojnë fort për të tërhequr pas vetes atë që pëlqejnë, pasi konkurrenca do jete e fortë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur pasi po filluan problemet do keni vështirësi të mëdha më pas.
 
Luani

Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta surprizoni gjithë kohës partnerin tuaj dhe të bëni gjera ndryshe nga zakonisht. Marrëdhënia në çift ka për te ecur më mire. Beqaret me shume gjasë do gjejnë dashurinë e madhe dhe do përjetojnë emocione të veçanta. Buxhetin ka rrezik të mos e menaxhoni si duhet dhe situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit.
 
Virgjëresha
Ditë konfuze do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Here pas here nuk do dini çfarë te bëni që ta mbani gjendjen të qetë. Beqarët do kenë surpriza të njëpasnjëshme fale disa propozimeve interesante që do marrin ne momentet që më pak i presin. Të ardhurat do ndikohen pozitivisht nga planetët dhe do jeni më me fat se kurrë më parë.
 
Peshorja
Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj në çift gjate kësaj dite dhe kënaqësitë kanë për të qënë të forta. Do i harroni te gjitha problemet e së shkuarës. Beqarët nuk duhet të presin më nga të tjerët, por duhet të bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë vete statusin e tyre. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund të hiqni edhe para mënjanë për të ardhmen.

Akrepi
Kënaqësitë qe do përjetoni gjatë kësaj dite do jenë të shumta. Do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra pranë atij që dashuroni. Beqarët do fillojnë menjëherë një lidhje pasi yjet do kenë krijuar të gjitha kushtet e përshtatshme. Çdo çast do jete i jashtëzakonshëm. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që nëse do ju nevojiten shpenzime duhet te kërkoni ndihmën e familjareve.
 
Shigjetari
Zemra juaj do ndihet mjaft mir gjatë gjithë kësaj dite. Do përjetoni gjithë kohës emocione dhe në disa momente madje do ju duket vetja si mbi re. Beqarët as që do mendohen dy herë para se të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Jeta e tyre do marrë një tjetër rrjedhë. Me shpenzimet tregohuni sa më realistë nëse nuk doni të keni probleme dhe vështirësi.
 
Bricjapi

Do keni më tepër besim tek vetja juaj sot dhe do bëni gjëra që do e emocionojnë pa fund partnerin. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Beqarët do preferojnë më shumë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm sesa të fillojnë një lidhje që mund t’i lëndojë. Në planin financiar keni ndjekur strategji strikte dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e mire.
 
Ujori
Sot do bëni të pamundurën që t’ia kaloni sa më mirë pranë partnerit tuaj dhe do përgatisni herë pas here surpriza për të. Edhe ai nga ana tjetër do ju befasojë. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie në momentet që më pak e presin. Gjithçka do jete si e kishit ëndërruar më parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse situata mund të përkeqësohet sa hap e mbyll sytë.
 
Peshqit

Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e qetë gjatë kësaj dite. Shpeshherë do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do gjeni gjuhën e përbashkët. Beqarët do kenë shumë punë dhe nuk do e gjejnë dot kohën për të kërkuar dashurinë. Buxheti do jete i kënaqshëm. Përfitoni për të kryer shpenzimet më të nevojshme, pasi më vonë nuk do jeni në gjendje ti bëni.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament