Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj nga Mirdita, pasi kanë vjedhur parmakët mbrojtës përgjatë Rrugës së Kombit. Në prangat e policisë kanë rënë Nikoll Cera 22 vjeç, banues në fshatin Shtrungaj të Komunës Fanë-Mirditë dhe Gerald Brozi 19 vjeç, banues në fshatin Gziq të Bashkisë së Rëshenit. Arrestimi i dy të rinjve ndodhi në vendin e quajtur “Maja e Malthit”, pasi dy të rinjë kanë qënë duke vjedhur kavot e çelikta të rrjetave pritëse të gurëve në Rrugën e Kombit. Ndërkohë, policia ka sekuestruar mjetin tip “Ford Fiesta” me targë AA 381 JT dhe një kabull me gjatësi 7 m.