TIRANE-Prokuroria e Tiranës deklaron se shuma e parave të grabitura tre ditë më parë në aksin Tiranë-Rinas është 3.2 milion dollarë (2.7 milione e konvertuar ne euro) dhe kjo është kryer nga disa persona të cilat kanë qenë të armatosur, të pajisur me Varre dhe me uniforma kamuflazhi me shënimin policia.

Kjo shumë parash u vodh nga disa persona të armatosur në zonën pranë një Universiteti privat, rrugës duke shkuar për në aeroportin e Rinasit.

Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të grabitjes së shumës monetare nga autorët ditën e enjte rreth orës 13:15 minuta.

Sipas hetimeve rezulton se eskorta e “Jaguar Security” është nisur nga Tirana drejt Rinasit 12:36 minuta dhe nga deklarimet një nga personat përgjegjës të kësaj kompanie ka njoftuar drejtorinë e policisë për lëvizje.

Shtetasit Dashamir Balla, Endri Daci, Përparim Logu, Gentjan Dedja, Fatmir Gabi dhe Xhelil Metaj u arrestuan në flagrancë nga ana e Policisë, pasi me veprimet e mos veprimet e tyre, nuk kanë arritur të përmbushin detyrën e tyre sipas ligjit, duke sjellë edhe pasojën e rëndë të vjedhjes së parave nga disa persona ende të paidentifikuar.

Për këta persona, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg”
 
Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, i cili bazohet tek referimi i Policisë së Shtetit, si edhe pyetjes së personave nën hetim, e dëshmive të siguruara, ka rezultuar se:
 
Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00, dy automjete të blinduara të Sh.P.S.F “J....”security janë nisur në Banka “xxxxx”, së bashku me punonjësit e sipërcituar, për në drejtim të aeroportit të Rinasit.
 
Një prej personave përgjegjës të SHPFS deklaron se, rreth orës 12.36, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë për lëvizjen e vlerave monetare nga qendra e Tiranës, në drejtim të Rinasit.