Tiranë-Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, ndërsa dy të tjerë janë proçeduar në gjendje të lirë.

Enis Muça 24-vjeç është kapur në flagrancë gjatë kontrolleve të ushtruar nga policia në afërsi të disa shkollave për zbulimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2.4 gram lëndë narkotike e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Dy të rinjtë e tjerë A.B, 18-vjeç dhe E.M 20-vjeç janë proçeduar në gjendje të lirë. Për këtë materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjithashtu blutë njoftojnë se edhe në ditët në vijim do vazhdojë puna për kontrollet nëpër shkolla dhe ambientet rreth tyre.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com