Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë festën e Sulltan Nevruzit nga familja e ish-kreut të Kryegjyshatës së Bektashinjve, Baba Reshat Bardhi.
 
Rama shoqërohej në këtë vizitë nga ish-ministri i Brendshëm, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri.
 
Kreu i qeverisë është pritur me nderime nga familjarët e Baba Reshat Bardhi të cilët i kanë servirur ashuren, ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste.
 
Batutat e Ramës: Zahon e kemi qeros dhe katundar Surreli
Kryeministri Edi Rama ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë e të ndjerit Baba Reshat Bardhi. Rama ka diskutuar për problemet të ndryshme të vendit, vështirësitë me të cilat u ndesh kur mori qeverisjen 4 vite më parë, por nuk la pas as batutat.
 
Kryeministrit i tërhoqi vëmendje një vajzë e vogël e cila ndodhej pranë tij në dhomën e pritjes.
 
I befasuar, Rama e ka marrë në krah dhe e ka quajtur "shoqe të Zahos", por familjarët treguan se foshnja është vetëm katër muajshe.   
 
“Uaaa, po kjo, kush është kjo, kjo është shoqja e Zahos.
 
Po ti ke qenë kaq e vogël, e mbarë me flokë, për t’ja pasur zili, gjithë këto flokë, Zahon e kemi qeros, e kemi si ‘lulëkuqet mbi mure’ se e kemi edhe katundar Zahon, rri në Surrel, rri me pulat e me lopët e me qenin atje, janë një grup shokësh e shoqesh atje
”- tha Rama.