Për 9 muaj fillon fushata zgjedhore e 2025 dhe gjendja aktuale e opozitës nuk të krijon pikë besimi që do i fitojë ato.
Nuk ka asnjë figure të re, nuk ka asnjë diskutim të ri. Janë po të njëjtët njerëz që sillen vërdallë në trekëndëshin, parlament-konferencë shtypi-TV duke thënë të njëjta fjalë, duke lozur të njëjtën lojë politike.
Të paaftë të gjenerojnë ide.
Të paaftë t'i bëjnë njerëzit t'u besojnë.
Të paaftë të ngjallin entuziasëm.
Janë kthyer tashmë në figura monotone që e di shumë mirë si do sillen dhe çfarë do të nxjerrin nga goja pa e hapur fare atë.
Është e lodhshme. Shumë e lodhshme të shikosh të njëjtat figura që nuk të thonë asgjë.
Kjo gjë mund të jetë e vërtetë dhe për pozitën, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të emrave të qeverisjes, por ama në një monotoni të përgjithshme pozita është gjithmonë e favorizuar.
E thënë troç votuesi shqiptar nuk beson që po të njëjtët figura opozitare që janë në politikë prej dhjetëra vitesh nuk do vjedhin nëse do vijnë në pushtet.
Aq më tepër nuk i beson kur shikon që vazhdojnë të sillen e të flasin në të njëjtën mënyrë të të bërit politikë prej dhjetëra vitesh.
Në këto kushte shumica e elektoratit kalon në pilot automatik. E ky pilot automatik bën që të mos ndryshojë votën nga zgjedhjet e mëparshme.
Edhe 9 muaj nga fushata zgjedhore situata duket jo premtuese. Është shumë pak kohë për të gjeneruar figura dhe ide të reja.
Po të mendosh që në fakt janë 7 muaj, nga shtatori e më tej, pasi dy muajt e verës janë pushime, situata duket akoma dhe më e pashpresë për opozitën.
Dhe jo, faji nuk është i atyre që e thonë këtë gjë, por i vetë opozitës që nuk arrin të rinovojë vetveten po te ofron të njëjtat gjëra edhe pas 3 disfatave elektorale të njëpasnjëshme.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
75%
-
Jo
17.8%
-
Ndoshta
7.2%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun
22 Korrik, 14:07
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
'Taksa e sheshtë 9%', Basha: I jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen
21 Korrik, 14:48
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Siguron lidhje të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut
21 Korrik, 09:11
-
Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK
20 Korrik, 19:47
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Nesër faktet e reja në Report Tv
20 Korrik, 17:58
-
Rama: Qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër, drejt përfundimit
20 Korrik, 10:18
-
Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli... pamje mahnitëse nga fushat në Lushnjë
20 Korrik, 09:31
-
Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik
19 Korrik, 22:52
-
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Përcolli gënjeshtrën e Bashës si të vërtetë në qeverinë e tij! Ish kreu i PD-së: Këto akuza të lodhura i hodhi poshtë Gjykata
19 Korrik, 22:37
-
Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij
19 Korrik, 15:24