9 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit/ 8 bashki me 'zero' vatra aktive! Ulet numri i të shtruarve në spital

TIRANË- Tirana, Kruja, Kurbini dhe Shkodra janë katër vatrat më të mëdha aktive më koronavirus në Shqipëri. Në krye të listës renditet kryeqyteti me 100 vatra aktive, për t'u ndjekur nga Kruja dhe Kurbini, ku siç është raportuar më herët bëhet fjalë për shpërthime rastesh në biznesin fason, dhe në Shkodër ku virusi është transportuar në rrethet familjare.

9 janë rastet e reja të konfirmuara pozitiv gjatë këtyre 24 orëve të fundit nga 245 teste, nga të cilat 5 në Tiranë dhe 4 në Krujë, , duke çuar në total numrin e të prekurve në 782. Nga 782 personat e prekur, 488 janë shëruar dhe 263 janë pacientë aktiv.

Ndërkohës, ka pësuar një ulje të ndjeshme numri i personave të hospitalizuar. Kështu, mësohet se aktualisht në dy spitalet COVID, te Urgjenca e Infektivit dhe "Shefqet Ndroqi" janë të shtruar 33 pacientë, 3 më pak se dje, nga të cilat 7 janë në terapi intensive në gjendje më të rëndë, shifra këto të cilat sipas Ministrisë së SHëndetësisë janë tregues se gjendja është në kontroll.

"Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit", tha Rovena Daja, përfaqësuesi i Institutit të Shëndetit Publik

Bashkia Raste Aktive
Tiranë   100
Shkodër 24
Krujë     93
Durrës  0
Fier 1
Kurbin 27
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1

Një apel i ministrisë së Shëndetësisë u drejtohet të moshuarve apo qytetarëve me sëmundje kronike, për të komunikuar me mjekun e familjes, në këtë formë për të shmangur kontaktet e drejtpërdrejta.  "Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përveç rasteve kur është e domosdoshme", bën thirrje Daja.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
MSH: Mbyllet një fasoneri në Tiranë, 4 punonjëse të prekura me COVID-19

4 punonjëse fasonerie në Tiranë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, teksa njofton se 1 biznes fason në kryeqytet është mbyllur.

"4 persona me COVID-19 që kanë punuar në fasoneri në Tiranë. ISHSH ka bërë kontrolle dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë. Në Krujë 4 raste, që kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti", njofton Daja.

Ora 09:35
Ulje të të infektuarve në Krujë, 4 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

4 raste të janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Krujë, nga 31 teste të kryera.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet bëhet fjalë për një punonjëse fasonerie dhe 3 raste kontakti. Ajo që vihet re është një ule e kurbës së të infektuarve në këtë qytet, kjo pasi ekspertëve të Komitetit Teknik, ka ardhur si pasojë e izolimit të vatrave dhe gjurmimit të rasteve.

Në total, duke përfshirë edhe 4 rastet e reja shkon në 106 numri i personave të infektuar në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, në buletinin javor.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoel: 01/05/2020 13:01

    Pershendetje ti staf i shqiptarja.com qe po me aprovon komentin pse nuk e nxirrni ne tv te verteten qe Rama po i le njerezit te lire tani te infektohen e te ikin per lesh te vdesin se vet sigurohwt ai ne te vdesim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen