95-vjetori i At Zef Pllumit, Basha: Frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

95-vjetori i At Zef Pllumit, Basha: Frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

At Zef Pllumi

Dita e sotme shënon 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, një ndër figurat më të njohura shqiptare, Ii cili luftoi për fenë e krishterë dhe kundër ateizmit dhe  regjimit të diktaturës. Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar figurën e tij duke shkuar:" Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit".

Rastin e kësaj dite, Basha e lidh me gjendjen aktuale të vendit dhe shprehet se e ndjen me vend të përsërisë se nuk do të heshtin dhe nuk do të pranojnë kurrfarë kompromisi me të keqen, pasi  e keqja po e shkatërron shoqërinë dhe nuk do të reshtin duke e kundërshtuar atë.

Sipas Bashës, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës.

At Zef Pllumi ka dhënë kontribut për  ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, ndihmoi qindra të rinj për të marrë rrugën e dijes duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj. "Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën 'Rrno vetëm për me tregue'. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit"., shkruan Basha.

Sipas kryedemokratit Basha, këtë leksion nuk e kemi nxënë mirë, e sidomos politika, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë.

"Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të ri njtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.", shkruan Basha.

Sipas tij, cdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumi, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue” dhe  më pas do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër