(13/3/2002)PRISHTINE (13 Mars) - Agjencia Evropiane për Rindërtim me fonde të Bashkimit Evropian ka filuar të restaurojë pesë kullat në komunën e Gjakovës dhe atë të Deçanit. Për ndërtimin e tyre ka kontribuar edhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Shuma që është vënë në dispozicion për restaurimin e tyre është në një vlerë prej 550,000 euro. Pesë kullat, shtëpi-kështjella tradicionale prej guri, të ndërtuara gjatë shekullit tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë. Kullat janë në gjendje të mjerueshme për shkak të pasojave nga dëmtimet e bëra gjatë luftës dhe për shkak të mosmirëmbajtjes.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
54.9%
Jo
36.6%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?