Apeli rrëzon ortakët e Kadiut
Gjykata e Apelit rrëzon ortakët e Yassim Kadi, aksionerë të dy kullave gjigande përballë Kryeministrisë Shqiptare.
(28/2/2002) TIRANE
Gjykata e Apelit rrëzon ortakët e Yassim Kadi, aksionerë të dy kullave gjigande përballë Kryeministrisë Shqiptare.
Pas 4 orësh, kryetari i trupit gjykues Muharrem Kushe, ka deklaruar lënien në fuqi të "sekuestros preventive të vendosur mbi ndërtesën karabina të Qëndrës së Biznesit e Apartamenteve Rezidenciale, në sheshin 'Dëshmorët e Kombit'". Gjithçka është bërë fshehurazi, larg gazetarëve dhe syrit të kameras. Gjashtë avokatë mbrojtës, kanë përfaqësuar në seancën e djeshme gjyqësore Marsel Skëndaj, Vladimir Kosta, Vasil Naçi, Besnik Shtino, Abdul Latif Salah, Karavan Sh.p.k, TID sh.p.k. Përpara trupit gjykues të kryesuar nga Muharrem Kushe, kryetar i kësaj gjykate, ata kanë kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës në lidhje me sekuestron preventive të vendosur mbi dy kullat. Këtë vendim e kishte marrë gjykata e Tiranës më 18 janar të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi në listën e personave që kishin hedhur aksionet në këtë projekt gjigand që po ndërtohet përpara Kryeministrisë shqiptare ishte dhe Yassim Kadi. Shtetasi arabo-saudit dyshohej se ishte bashkëpunëtor i organizatës terroriste Al Qaeda dhe akuzohej për "pastrim parash". Rreth 39 përqind e aksioneve i përkisnin 47-vjeçarit nga Arabia Saudite, Yassim Kadi, si një nga bashkëpronarët, porositësit dhe ndërtuesit e projektit gjigand. Leja e ndërtimit e Qendrës së Biznesit e Apartamenteve Rezidenciale në bulebardin "Dëshmorët e Kombit" mbante datën 18 tetor të 1996. Ndërsa kontrata që bënte Yassim Kadi bashkëpronar në këto dy kulla ishte nënshkruar dy vjet më parë. Sipas avokatëve mbrojtës të shoqërive ndërprerja e punimeve për një kohë të gjatë do të çonte në falimentimin e gjithë bashkëpronarëve të këtyre dy ndërtesave. Për këtë ata i kërkuan Gjykatës së Apelit të hedhin poshtë vendimin e gjykatës më të ulët për sekuestron preventive të gjithë ndërtesës, duke bërë sekuestron fizike vetëm për pjesën që është në pronësi të Yassim Kadi. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve gjykata është tërhequr për vendim dhe në orët e mesditës ka lexuar vendimin që linte në fuqi "sekuestron preventive të dy kullave".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11