Drejtori i informacionit të TV Klan, Shkullaku largohet nga detyra

(21/12/2001)TIRANE (21 Dhjetor) - Eshtë larguar nga puna drejtori i informacionit të televizionit privat Klan, Armand Shkullaku dhe pas pak ditësh pritet të largohet dhe kryeredaktori i lajmeve Arban Hasani. Ky largim duket se ka shkaktuar anomali ne sektorin e informacionit ne kete ekran privat shqiptar. Nuk dihen mire motivet e ketyre dy largimeve, por mësohet se kontradikta mes tyre dhe pronareve te TV Klan kane nisur që disa kohë më parë. Shkullaku, nje gazetar më përvojë shume të gjatë në mediat e shkruara dhe atë televizive, mësohet, nga burime brenda këtij televisioni, se nuk ka rënë dakort me orientimet dhe linjën politike dhe editoriale, motiv ky që e ka shtyrë atë të largohet nga puna si drejtor i lajmeve. Të njëjtën arsye duket se do të ketë edhe kryeredaktori i lajmeve Hasani, i cili pritet të lëjë vendin e punës pas pak ditësh. Po kështu nga burime të besueshme brenda stafit të TV Klan, mësohet se edhe revista Klan me kryeredaktor Andi Bushatin, pritet të mos dalë në treg këtë të dielë. Por ky vendim nuk është marrë ende plotësisht.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta