Dy kullat, ortakët apelojnë
Aksionerët e dy kullave gjigande të ngritura pranë Kryeministrisë, apelojnë vendimin e "sekuestros preventive të prokurorisë mbi ndërtesën (karabinà) të Qendrës së Biznesit e Apartamenteve Rezidenciale".
(26/2/2002) TIRANE
Aksionerët e dy kullave gjigande të ngritura pranë Kryeministrisë, apelojnë vendimin e "sekuestros preventive të prokurorisë mbi ndërtesën (karabinà) të Qendrës së Biznesit e Apartamenteve Rezidenciale".
Burime nga Gjykata e Apelit bëjnë të ditur se janë Marsel Skëndaj, Vladimir Kosta, Vasil Naçi, Besnik Shtino, Abdul Latif Salah, Karavan Sh.p.k, TID sh.p.k , paditësit që i kanë kërkuar Gjykatës së shkallës së dytë të Tiranës prishjen e këtij vendimi.
Dje ka qenë seanca e parë gjyqësore e këtij procesi. Por kryetari i trupit gjykues, njëkohësisht dhe kryetar i Gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, është detyruar të shtyjë, për të mërkurën, seancën gjyqësore pasi mungonte një nga avokatët mbrojtës të shoqërive ankimuese.
Leja e ndërtimit e Qendrës së Biznesit e Apartamenteve Rezidenciale në bulebardin "Dëshmorët e Kombit" mbante datën 18 tetor të 1996, katër ditë pasi e kishte miratur KRRT e Bashkisë së Tiranës. Dy kullat filluan të ngriheshin në qendër deri më 18 janar të këtij viti, kur Gjykata e shkallës së parë e Tiranës me kërkesë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Aleksandër Goga, vendos sekuestron preventive mbi ndërtesën karabina. Sipas vendimit Yassim Kadi, emri i të cilit është në listën e personave të dyshuar se kryejnë aktivitet terrorist dhe mbështesin financiarisht terrorizmin, është bashkëpronar porositës dhe ndërtues i këtij projekti. Shtetasi arabo- saudit akuzohet për "pastrim parash". Ai ka pasur më shumë se 38 përqind të aksioneve në këtë biznes. Ndërkaq, nëpërmjet një dokumenti i dyshuari dhe i dëbuari për lidhjet me rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit rezulton se ka edhe 2.5 përqind të aksioneve të trashëguara nga Abdyl Latifi, një tjetër shtetas me origjinë arabe i dëbuar nga Shqipëria në nëntor të 3 viteve më parë, edhe ky i dyshuar për lidhje me rrjetin e terroristëve. Sipas testamentit të botuar nga "Gazeta Shqiptare" në dhjetor të vitit 1993, Latifi i dhuron vullnetarisht të gjitha pronat Yassim Kadiut. Yassim Kadiu është edhe pronar i 55 përqind të aksioneve të Karavanit, firmë e cila ka ndërtuar një numër pallatesh në kryeqytetin shqiptar.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11