"Gazeta" denonconte 10 muaj më parë për paratë e dy kullave
"Kjo ishte mënyra më e mirë që në një vend si Shqipëria me mungesë të theksuar të kontrollit nga ana e shtetit, të realizohej pastrimi i parave". Në këtë mënyrë mbyllej shkrimi i "Gazeta Shqiptare" në fillim të marsit 2001
(22/1/2002) "Kjo ishte mënyra më e mirë që në një vend si Shqipëria me mungesë të theksuar të kontrollit nga ana e shtetit, të realizohej pastrimi i parave". Në këtë mënyrë mbyllej shkrimi i "Gazeta Shqiptare" në fillim të marsit 2001, kur shkruante lidhur me dy kullat që po ndërtoheshin në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke denoncuar jo vetëm shkeljet e ligjit shqiptar për mënyrën e marrjes së lejes së ndërtimit, por edhe për "pastrimin e parave" nga firma ndërtuese. Më pas "Gazeta" tregonte se firma ndërtuese e dy kullave, arabja "Karavan Konstruksion", drejtor i së cilës ishte jordanezi Abdyl Latif, ishte shumë e dyshimtë lidhur me aktivitetin ekonomik të saj. Në javët e para të nëntorit 1999, ky shtetas i dyshimtë jordanez, Latif, ishte izoluar dhe dëbuar nga Shqipëria nga shërbimet sekrete të CIA-s, si i dyshuar me terroristin islamik Bin Laden. Jordanezi 42-vjeçar jetonte që prej shtatë vitesh në kryeqytetin shqiptar dhe fillimisht kishte ardhur si përfaqësues i disa fondacioneve islamike, të cilat ndihmonin popullin shqiptar. Madje ai kishte arritur që të merrte nga autoritetet më të larta të shtetit tonë edhe shtetësinë shqiptare. Pra, Abdyl Latif kishte drejtuar deri në nëntorin e 1999-s, deri në momentin që ishte transportuar për në aeroportin e Rinasit, ndërtimin e dy kullave binjake përballë Piramidës dhe selisë qeveritare. Edhe marrja e lejes ndërtimore në atë zonë është një çështje tjetër më vete, ku autoritetet shtetërore kanë "shkelur me të dyja këmbët" ligjet në fuqi. Deri në vitin 1992 kjo zonë ka qenë si pjesë ku nuk mund të kryheshin ndërtime. Por, pas ardhjes në pushtet të PD-së, në kohën e ripronësimeve, këto terrene iu rikthyhen ish-pronarëve. Këtu nis "biznesi". Pronarët ia shitën një italiani dhe ky ia rishiti firmës "Makalbania". Par kohë më pas firma "Makalbania" ia shiti një tjetër firme saudite, "Karavan Konstruksion". Me sa duket shitjet e rishitjet janë bërë sepse "pronarët" nuk mundnin të siguronin lejen për ndërtim. Në vitin 1994 ndodhi për herë të parë shkelja ligjore nga KRT-ja (e Bashkisë) dhe ajo kombëtare, që i dhanë firmës që kishte blerë tokën, të drejtën të kryente ndërtimin. Menjëherë nisi ndërtimi i kullave. Por atë kohë, kur "Gazeta" denonconte, askush nuk reagoi, përjashtuar "palë-sn e prekur", e cila kërcënoi gazetën se do ta hidhte ne gjyq për shpifje.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 1338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11