Gjin Pjetri i Kurbinit, që në 1912 ngriti flamurin në Milot
Origjina e familjes Përvizi është nga fshati Skuraj i Kurbinit i cili ndodhet në të djathtë të rrugës nacionale që të shpie për në Burrel, atje ku Lumi i Matit bashkohet me Fanin që vjen nga Mirdita.
(23/3/2002)Origjina e familjes Përvizi është nga fshati Skuraj i Kurbinit i cili ndodhet në të djathtë të rrugës nacionale që të shpie për në Burrel, atje ku Lumi i Matit bashkohet me Fanin që vjen nga Mirdita. Përvizët janë vendosur në Skuraj që përpara periudhës së Skënderbeut dhe së bashku me familjen Malçi, njihen si fiset më të vjetra të krahinës së Kurbinit. Nga burrat e trungut të familjes Përvizi që kanë bërë emër të madh jo vetëm në zonën e Kurbinit, por edhe në historinë e Shqipërisë, njihet Gjin Pjetri, i cili u lind në fshatin Skuraj në vitin 1863. Që në moshë fare të re Gjin Pjetri trashëgoi t'parllikun e fisit dhe të Skurajt, duke u bërë emër të madh në të gjithë zonën e Kurbinit në rezistencën antiosmane. Në vitin 1878 kur ai nuk ishte më shumë se 15-vjeç, ai shoqëroi xhaxhanë e tij Lllesh Mark Përvizin për në Lidhjen e Prizrenit ku ai mori pjesë si përfaqësues i Krahinës së Kurbinit. Duke parë se veprimtaria e tij në zonën e Kurbinit binte ndesh me interesave të Portës së Lartë, aty nga pranvera e vitit 1883 një taborr i ushtrisë turke i cili ishte instaluar në Krastë të Krujës, marshoi për në Milot e Skuraj dhe i dogji kullat e familjes së madhe të Gjin Pjetrit. Pas kësaj Gjin Pjetër Përvizi i Skurajt, u zgjodh drejtues ushtarak dhe Kryetar i Pleqësisë së Kurbinit, detyrë të cilën e ushtroi për vite me rradhë. Aty nga fillimi i vitit 1900, Gjin Pjetri u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi edhe me Shtjefën Gjeçovin i cili në atë kohë u emërua si famullitar në Kishën e Laçit. Sipas shumë dëshmive gojore të pleqëve të Kurbinit që kanë jetuar deri vonë, gjatë gjithë periudhës tre-katër vjeçare që Shtjefën Gjeçovi shërbeu pranë Kishës së Laçit, ai pothuaj gjithë kohën e kalonte në Milot dhe Skuraj nën shoqërinë e Plakut të urtë të Kurbinit, siç e quante ai Gjin Pjetrin, i cili e ndihmonte dhe e shoqëronte në të gjithë fshatrat e asaj treve ku Gjeçovi mblodhi të dhëna për të sistemuar Kanunin e Lek Dukagjinit. Kjo gjë është e dokumentuar edhe nga vetë dëshmia e Gjeçovit në parathënien e Kanunit ku ai midis të tjerash shprehet se në punën e tij për mbledhjen e sistemimin e kodeve zakonore për hartimin e kanunit të Lek Dukagjinit, ai pati ndihmën e Plakut të urtë të Skurajve të Kurbinit, Gjin Pjetrit. Aty nga vitet e para të shekullit të kaluar, apo më saktë rreth viteve 1905-1912, Gjin Pjetër Përvizi u lidh dhe bashkëpunoi ngushtë me Dom Nikoll Kaçorrin, nga i cili merrte udhëzimet për çështjet politike në lidhje me qëndresën antiosmane. Në këtë periudhë, ose më saktë në vitin 1906 Gjin Pjetër Përvizi i Kurbinit, në rolin e drejtuesit politik dhe ushtarak të krahinës, udhëhoqi forcat vullnetare dhe sulmoi garnizonin e ushtrisë turke të Krujës në vendin e quajtur Tallajbe, në shenjë proteste kundër mbledhjes së taksave (xhelepit) nga administrata osmane. Kjo betejë e famëshme malësorëve kurbinas dhe krutanë të drejtuar prej Plakut të Skurajve dhe Gani Kullës nga Kruja (fis i Gjin Pjetrit rrjedh nga i njëjti Oxhak i Përvizve të Skurajt, i ndarë prej disa brezash) ka hyrë në histori dhe njihet si Lufta e Tallajbesë, duke u përjetësuar dhe në folklorin e krahinës nëpërmjet disa këngëve që i janë kushtuar asaj beteje. Pas kësaj lufte e cila pati një jehonë të madhe e cila shqetësoi dhe Stambollin, Gjin Pjetri u kap me tradhëti dhe u arrestua nga turqit të cilët e dërguan në burgun e Durrësit ku u mbajt për dy vjet i izoluar. Në vitin 1908 Gjin u lirua nga izolimi dhe u kthye përsëri në fshatin e tij Skuraj ku Pleqësia e Kurbinit u mblodh në Kishën e Delbnishtit dhe e riemëroi përsëri si Plak të Parë të Kurbinit. Në vitin 1911 sipas urdhërit që kishte nga Porta e Lartë e Stambollit, Turgut Pasha në ekspeditën e tij ndëshkimore që ndërmori për shtypjen e rezistencës antiosmane, i dogji për herë të dytë Kullën e Gjin Pjetrit në Skuraj të Kurbinit. Aty nga fillimi i pranverës së vitit 1912, Gjin Pjetri së bashku me Ded Cokun e Bregut të Matës, në krye të forcave të tyre sulmuan taborrin turk në fshatin Pllanë ku mbetën të vrarë shumë ushtarë turq dhe të tjerët që u kapën robër, pasi u çarmatosën u lanë të lirë. Kjo betejë e famëshme është përjetësuar edhe nga një lapidar që ndodhet në të hyrë të urës së re mbi lumin Mat, në rrugën nacionale që të çon në drejtim të Lezhës. Një nga ngjarjet më të njohura të jetës dhe gjithë veprimtarisë patriotike të Gjin Pjetrit në mbrojtje të interesave Kombëtare, është nëntori i vitit 1912 kur ai u caktua si delegat i Kurbinit për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Por Gjini, duke u konsultuar me Dom Nikoll Kaçorrin, i dha atij mandatin që ai të përfaqësonte edhe Krahinën e Kurbinit në ngritjen e flamurit në Vlorë, (Dom Kaçorri u zgjodh nënkryetar i Qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Ismail Qemali) duke rënë dakort që Gjin Pjetri ta ngrinte Flamurin në Milot. Kështu në mëngjezin e 28 nëntorit 1912, Gjin Pjetri së bashku me patriotin tjetër Nikoll Selala nga fshati Laç, në prani të 300 përfaqësuesëve të Kurbinit të mbledhur në Milot, ngritën Flamurin të cilin ua kishte dhuruar Dom Nikoll Kaçorri para nisjes për në Vlorë. Për veprimtarinë e Gjin Pjetrit pas vitit 1912 nuk ka shumë të dhëna, por dihet se ai vdiq në vitin 1915 në fshatin e tij Skuraj në rrethana krejt të paqarta. Sipas dëshmive gojore lidhur me vdekjen e Gjin Pjetrit, thuhet se ai është helmuar nga njerëz të paguar, për interesa politike. Në varrimin e tij që u bë në fshatin Skuraj, përveç qindra fshatarëve të asaj zone, morën pjesë dhe përfaqësi nga krahinat e Krujës, Lezhës, Matit, Dibrës, Mirditës, Shkodrës dhe Durrësit. Nga personalitetet e njohura në varrimin e Gjin Pjetrit, morën pjesë Dom Nikoll Kaçorri dhe At Shtjefën Gjeçovi, por nuk ka të dhëna se kush e mbajti fjalën e fundit mbi trupin e tij. Veprimtaria patriotike e Gjin Pjetër Përvizit, u pasqyrua edhe në shtypin e asaj kohe dhe u njoh e u përkujtua edhe nga qeveritë shqiptare të pas viteve 1920. Kështu ndërmjet të tjerash në vitin 1930, Padër Gjergj Fishta në Revistën "Hylli i Dritës" ka shkruar: "Sot po rikujtojmë 15 vjetorin e vdekjes së patriotit, atdhetarit, drejtuesit politik dhe ushtarak në luftrat kundër perandorisë Osmane, Gjin Pjetër Përvizin e Kurbinit, i cili në 1912-ën, ngriti Flamurin në Milot". Gjin Pjetri la një djalë të quajtur Pal Gjini (Përvizi) dhe katër vajza. Veprimtaria patriotike e Gjin Pjetrit është njohur edhe nga regjimi komunist i cili për shkak të persekucionit të egër që ndërmori ndaj pasardhësve të tij, nuk e vlersoi si duhet. Nisur nga kjo, vetëm në vitin 1962, në 50-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ai u dekorua me medalje për Veprimtari Patriotike, kurse në vitin 1973, emrin e tij e mori një shkolle 8-vjeçare në qytetin e Laçit, ku disa vjet më vonë u vendos dhe busti në oborrin e shkollës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
54.9%
-
Jo
36.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksident i rëndë pranë fshatit Pajovë, humb jetën fëmija 10 vjeçar nga përplasja e dy automjeteve
31 Tetor, 15:08
-
‘Kishin marrë një çantë me shegë për t’ia çuar fëmijëve’, gazetari për atentatin në Shkodër: Vriten njerëz të pafajshëm
31 Tetor, 15:08
-
Bllokuan rrethrrotullimin e Bradeshit, Gjykata liron nga burgu 3 protestuesit e PD, do hetohen në liri! 3 ende në kërkim dhe 20 nën hetim (LISTA)
31 Tetor, 15:05
-
Edison Ypi: Mish Gjyshit
31 Tetor, 15:03
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
31 Tetor, 15:02
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Vendi i 7-të për 'Topin e Artë', Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë
31 Tetor, 14:52
-
Spanjë/ 105 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara
31 Tetor, 14:40
-
Raporti për Shqipërinë, Ambasadori Gonzato: Duhet udhëheqje e fortë politike! Korrupsioni shqetësim serioz! Asnjë progres në lirinë e shprehjes (FJALA E PLOTE)
31 Tetor, 14:39
-
Përmbytjet në Spanjë, shtyhen dy ndeshjet e La Ligas! Mes tyre Valencia - Real Madrid
31 Tetor, 14:30
-
Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11