Ja financuesit e dy kullave në Bulevard

(22/1/2002)Financuesit e dy kullave - Firma KARAVAN KONSTRUKSION me admninistrator Amr Elzany - Shoqëria TID me administrator Behar Male - Vladimir Kosta biznesmen - Vasil Naçi biznesmen - Marsel Skëndo biznesmen Dy kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës, të cilat sapo kanë hapur një dosje të re, përfshihen në atë që quhet "Qendra e Biznesit dhe Apartamenteve Rezidenciale". Kjo qendër e cila po ngrihet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe që kap vlerën e miliona dollarëve, nuk financohet vetëm nga shtetasi arab Jasim Kadi, por dhe nga investitorë të tjerë shqiptarë si: Shoqëria TID me administrator z. Behar Male; z. Vladimir Kosta, biznesmen; z. Marsel Skëndo dhe z. Vasil Naçi, biznesmen. Deri tani ende nuk është saktësuar se cila është përqindja e aksineve që kanë secili nga financiuesit, por pjesëmarrjen në të ata e kanë konfirmuar, nëpërmjet dokumentacionit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze