Kryebashkiaku Rama jep llogari para Këshillit Bashkiak

TIRANE (4/27/2001)- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka sqaruar sot në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pyetjet e depozituara që prej disa muajsh në sekretarinë e këtij Këshilli. Kanë qenë anëtarët Kujtim Gjuzi dhe Gogo Gjivogli që kanë kërkuar interpelancën me kryetarin e Bashkisë për paratë e miratuara nga Këshilli Bashkiak, për kthimin në identitet të Parkut Rinia dhe Lanës, për Parkun Kombëtar te liqeni artificial si dhe për planin e ri urbanistik. Ballafaqimi mes palëve do të bëhej më datë 23 shkurt dhe më pas në 24 mars por Rama sqaroi se nuk është paraqitur jo për mungesë transparence por se ka qenë për punë jashtë shtetit. Kryetari Bashkisë Rama tha se 50 milionë lekë të miratuara nga ky Këshill janë shpenzuar kështu 30 milionë për investime 15 milionë për shpenzime operative dhe 5 mil lionë për aktivitete kulturore. Ndërsa për Parkun Rinia Rama tha se sot në Qeveri u miratua shuma për operacionin e pastrimit, rrethimin që do të kryhet brenda 48 orëve si dhe projektin e Parkut. Për Lanën Rama shpjegoi se është një projekt për pastrimin e shtratit që kushton 18 milionë lekë por që është i parakohshëm duke thënë se heqja e mbeturinave ndërtimore ka kosto të lartë. Rama duke shpreh ur respekt për “demokristianët myslymanë” vijoi të shpjegojë se për Parkun Kombëtar do të vendoset një taksë për 67 ndërtimet e paligjëshme që do të përdoren për mirëmbajtjen e Parkut.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?