Kullat e Biznesit: Zbulohen transfertat 2,8 milionë të Jasim Kadi
Zbardhet misteri i transaksioneve financiare të Jasim Kadiut. Sipas një dokumenti, mësohet se vetëm gjatë pesë viteve të fundit i dyshuari për lidhjet me rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit ka "kaluar nëpër duar afro 3 milionë dollarë amerikanë
(24/1/2002)TIRANE (24 Janar) - Zbardhet misteri i transaksioneve financiare të Jasim Kadiut. Sipas një dokumenti, mësohet se vetëm gjatë pesë viteve të fundit i dyshuari për lidhjet me rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit ka "kaluar nëpër duar afro 3 milionë dollarë amerikanë, nga të cilët 2.350 mijë USD nëpërmjet Bankës Islamike dhe 500 mijë dollarë nëpërmjet Bankës Malajziane. "Ky person ka hapur llogari pranë kësaj banke që në fillimin e aktivitetit të saj si bankë," thuhet në dokumentin që ka mundur të sigurojë "Gazeta". Më poshtë sqarohet në mënyrë analitike mënyra e tërheqjes së parave, ku duket se "shumën më të madhe të dollarëve", që kap shifrën e 1 milion dollarëve e ka marrë në vitin 1996. Më pas kurba e dollarëve, destinacioni i të cilëve është ende enigmë, ka në ardhur në ulje deri sa në vitin 2001 ka tërhequr vetëm 80 mijë dollarë. Pikërisht është kjo sasi e madhe dollarësh, që nuk dihet për çfarë janë përdorur, që ka "hedhur mjegullën e dyshimit" për Jasim Kadiun.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
54.9%
Jo
36.6%
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1337
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?